Futboll Sport

S’kanë fund problemet te Partizani, këtë herë shkaktar janë…

Partizani nuk po kalon ditët më të mira. Humbjet dhe barazimet e fundit kanë rikthyer disi atmosferën disi negative në kampin e kuq, duke zbehur shkëlqimin e pak javëve më parë. Së fundmi, problem për “Demat” është bërë dëmtimi i Idriz Bathës dhe Jasir Asanit.

Në seancën e fundit stërvitore që është zhvilluar, lojtarët nuk kanë marrë pjesë. Ose më saktë, kapiteni ka qenë pjesë e seacës stërvitore vetëm gjatë zhvillimit të analizës dhe më pas është larguar, ndërsa Asani ka pak minuta vrap rreth fushës, pa u bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës.

Edhe pse dje dy lojtarët në fjalë nuk janë angazhuar plotësisht, mësohet së dëmtimi nuk është i rëndë dhe se që të dy pritet të jenë të gatshëm për takimin që Partizani do luajë ndaj Teutës ditën e shtunë, ndeshje në të cilën pritet kthesa e madhe.

Related posts

LIVE/ Milan-Frosinone, Suso dyfishon shifrat për “Kuqezinjtë”

Delo.autor

Humbja me Liverpoolin/ Lëkunden pozitat e TRAJNERIT Thuchel te PSG

Isa.Autor

I eliminoi Flamurtari, zv/trajneri i Partizanit ka këtë peng

Q.Autor

Leave a Comment