Gossip

PËSOI LËNDIM MUAJIN E KALUAR/ Neymar zbarkon me paterica në aeroportin e Barcelonës

Ylli i PSG-së, Neymar, zbarkoi në aeroportin e Barcelonës me paterica, ndërkohë që vazhdon rehabilitimin e tij nga lëndimi. Sulmuesi brazilian do të qëndrojë dhjetë javë larg fushave të lojës. Ai pësoi lëndim të “metatarsal” gjatë muajit të kaluar, në përplasjen e “Coupe de France” kundër Strasburgut.

Një goditje e madhe për ekipin e Thomas Tuchel, sepse 27-vjeçari do të humbasë të dyja ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Manchester United. Jo në humor për intervista, Neymar “dribloi” gazetarët, teksa zbriti nga makina me një kapele të zezë “Nike”, syze dielli. Veshur kishte një bluzë me një grup fals të stampuar, “Speedhunters”, me vlerë 1.165 stërlina.

Përveç ndeshjeve kundër “Djajve të Kuq” në 1-8 finale të Champions-it, Neymar do të mungojë edhe në Ligue 1, kundër Bordeaux, St-Etienne, Montpellier, Nimes dhe Caen. Braziliani ka qenë në formë të shkëlqyeshme për “Les Parisiens” këtë sezon, duke shënuar 20 gola dhe dhënë 11 asiste në 23 ndeshje të luajtura në të gjitha garat. Ai vazhdon të jetë i lidhur me një kthim në Spanjë, me Real Madridin të etur për ta marrë atë për 200 milionë stërlina.

 

Related posts

MOMENTE TË BUKURA/ Portieri Strakosha nis pushimet në Greqi me partneren e tij së bashku me… (FOTO)

Delo.autor

“Vetëm një ditë pushimesh dhe e binda”, foto provokuese nga Turqia

Sadik.Autor

ISH-BASHKËSHORTJA E BLERIM DZEMAILIT/ Erjona Sulejmani del hapur: Ja e vërteta e ‘lidhjes’ me presidentin e Interit

Delo.autor

Leave a Comment