Futboll Gossip Sport

“ZLATAN KISHTE PARKUAR FERRARIN E TIJ NË…”/ Helena zbulon njohjen e saj me bomberin Ibrahimovic

Bashkëshortja e Zlatan Ibrahimoviçit, Helena Seger, ka folur për mikrofonat e “Elle”, duke zbuluar njohjen e saj me sulmuesin kuqezi. Por, siç siguron ajo, nuk ishte dashuri me shikim të parë, përkundrazi: “Zlatani kishte parkuar keq Ferrarin e tij në një parking në Malmo.

E kishte vënë në një mënyrë që nuk i lejonte Mercedesit tim që të dilte. Dhe në një mënyrë mjaft të ashpër dhe nervoze i kërkova që ta largonte menjëherë. Por, kjo gjë, në vend që ta nxehte, i pëlqeu. Ja, të tillë jemi ne të dy dhe e vërteta është se nuk është aspak e lehtë të jetosh me Zlatanin. Ndonëse, në të njëjtën kohë pranoj se nuk është aspak e lehtë të jetosh edhe me mua”.

Nga deklaratat e Helenës duket se edhe ajo, ashtu si milanisti, kanë një karakter mjaft të fortë, për të mos thënë disi të ashpër! Në shpjegimin e saj, Helena më pas shpjegon edhe pse ajo i pëlqen aq shumë Ibrës: “Mendoj se ajo që e bën të fortë lidhjen time me Zlatanin është sepse unë di se si t’ia mbaj kokën atij. Fundja, edhe unë kam një të shkuar të rëndësishme, të ndërtuar falë karrierës sime, për të cilën kam bërë shumë sakrifica.

Pse nuk kemi bërë martesë? Një martesë mund të shqetësojë sensin tim të pavarësisë. Nuk dua të etiketohem thjesht si bashkëshortja e një futbollisti apo misi i një konkursi bukurie. Besoj se njerëzit nuk e dinë se sa shumë kam studiuar, punuar dhe luftuar”, përfundoi ish-modelja suedeze.

Related posts

“DUA CHAMPIONS ME PSG”/ Mbappe qetëson tifozët parizienë: Qëndroj këtu

F.autor

VIDEO/ Messi i jashtëzakonshëm, shënon tjetër supergol

Q.Autor

U GRUMBULLUA PËR DY SFIDAT E QERSHORIT/ Mbrojtësi i Kombëtares arrin akordin me klubin e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment