Futboll Seria A Sport

SJELLJET JO TË DUHURA NË KLUB/ Doglas Costa hyn në krizë me Juventusin, sirena largimi në…

Douglas Costa po i kthehet në një problem Juventusit, sjelljet e tij nuk kanë qenë të duhurat dhe klubi është i shqetësuar. Për këtë drejtuesit e bardhezinjëve kanë kërkuar një takim me agjentin e brazilianit që do të mbahet javën që vjen.

Costa u përfshi në një aksident rrugor që fatmirësisht nuk pati dëmtime fizike për të, por mund të kishte shkuar edhe më keq dhe të rrezikonte të mbyllte sezonin. Pas kësaj, mesfushori është larguar për në Paris në festën e organizuar nga Neymar për ditëlindjen e tij, mirëpo ky fluturim i paplanifikuar ndodhi pak para një ndeshje.

Duke u nisur nga kjo situatë Juventus do kërkojë llogari për sjelljet në fjalë, por nuk mund ta gjobisë lojtarin sepse nuk ka shkelur asnjë pikë të kontratës. Për më tepër që lojtari ka pëlqyer një lajm të shpërndarë, ku shkruhej se Manchester United do bëjë ofertë zyrtare për të. Megjithatë, klubi do vendosë që ta nxjerrë në merkato brazilianin.

United është i interesuar për lojtarin bardhezi, të cilët mësohet se kanë ofruar 80 milionë euro në verën e shkuar. Për të interesohet edhe Manchester City, por “Djajtë e Kuq” janë më të avantazhuar sepse ky destinacion pëlqehet edhe nga vetë lojtari.

Manchester United është i interesuar për lojtarin bardhezi, të cilët mësohet se kanë ofruar 80 milionë euro në verën e shkuar. Për të interesohet edhe Manchester City, por “Djajtë e Kuq” janë më të avantazhuar sepse ky destinacion pëlqehet edhe nga vetë lojtari.

Braziliani do të mungojë për ndeshjen e së dielës ndaj Sassuolo për shkak të një dëmtimi që mori në përballjen me Parmën, rikthimi i tij parashikohet të jetë për sfidën kundër Frosinone, më 15 shkurt.

Related posts

ZËVENDËSUESI I HAKIMI/ Inter merr një “po” edhe nga mbrojtësi që shkëlqeu me Holandën në “EURO 2020”

Delo.autor

FORMULA 1/ Mohammed Ben Sulayem, garazhi i presidentit të ri të FIA-s vlen 130 milionë euro (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Ylli i Manchester Cityt drejt gjermanisë në verë, ja ekipi

Delo.autor

Leave a Comment