Futboll Premier League Sport

VJEN GODITJA BRENDA KLUBIT/ Ylli i Tottenhamit merr vendimin për të ardhmen

Christian Eriksen tashmë ka marrë vendimin për të ardhmen e tij: Do të largohet nga Tottenhem gjatë merkatos së verës. Lajmin e ka konfirmuar “Football London”, që shkruan se mesfushori danez ka refuzuar dy ditë më parë një tjetër ofertë për të rinovuar kontratën me skuadrën e trajnerit Mauricio Pochettino.

Oferta për ta bindur futbollistin të qëndrojë ka qenë e mirë, 110 mijë stërlina në javë, por danezi ka refuzuar. I lodhur duke mos fituar asgjë me fanellën e Spurs në Premier League apo në Europë, Eriksen ka vendosur të largohet drejt Spanjës, ku prej muajsh e kërkon skuadra e Real Madrid.

26-vjeçari Eriksen luan me skuadrën e Tottenham që prej vitit 2013, ku në 195 ndeshje ka realizuar 45 gola, duke qenë një nga lojtarët më të mirë. Largimi i tij do të ishte një goditje e rëndë për skuadrën londineze, pasi danezi është një nga të “paprekshmit” e trajnerit Pochettino.

Related posts

FINALJA/ Roma SHËNON, por shikoni reagimin e çuditshëm të Mourinhos ndaj lojtarëve te stolit…

F.autor

MBAPPE SHUMË PRANË REALIT/ PSG bëhet gati për transferimin e madh

F.autor

BËN DEKLARATË TË FORTË/ Presidenti i Sampdorias: Njerëzit nuk vdesin nga Koronavirusi, po na ndalojnë të jetojmë

Delo.autor

Leave a Comment