Bundesliga Futboll Sport

Borussia Dortmund nënshkruan me mbrojtësin e Juventus!

Sipas informacioneve të Bild, Dortmund ka gjetur akordin me Stephan Lichtsteiner për sezonin e ardhshëm.

Kapiteni i përfaqësueses zvicerane pritet të transferohet me parametra zero, ai do të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare me skuadrën gjermane.

Kontrata e mbrojtësit të majtë me Juventus përfundon në fund të sezonit. Lichteiner ka shpallur largimin pas shtatë viteve të suksesshme në Torino: “Këto do të jenë 14 ditët e mia të fundit tek Juventus. E ardhmja ime do të jetë shumë larg, kjo është e sigurt.”

Lichtsteiner ka zbuluar se ka arritur marrëveshjen me një klub, por që kontrata nuk ishte nënshkruar akoma.

Lichtsteiner është drejt titullit të 7-të radhazi me Juventus. Të mërkurën ai mund të luajë në finalen e Coppa Italia ndaj AC Milan.

Related posts

Atletico Madrid lëshon tre “bomba”, njëra kushton 70 mln Euro

Sadik.Autor

Dridhet ‘San Siro’ Benevento shënon gol ndaj Milani

Sadik.Autor

Kategoria Superiore gati për betejat e radhës, trajnerët përzgjedhin ”luftëtarët”

Sadik.Autor

Leave a Comment