Futboll Sport

TRAGJEDIA E FLAMENGOS/ Ja si Adriano tërbon Brazilin me postimin e papërmbajtur (FOTO)

Kur kishin kaluar vetëm pak orë nga tragjedia e 8 shkurtit që tronditi jo vetëm Flamengon e Brazilin, por të gjithë botën e futbollit, me zjarrin e tmerrshëm që mori jetën e 10 personave në qendrën sportive të klubit brazilian, është e kuptueshme që të gjithë prisnin sensibilizimin e personazheve të futbollit.

Aq më tepër të atyre personave të famshëm, që në jetën e tyre kanë qenë të lidhur me klubin e Flamengos, pikërisht sikurse është “Perandori” Adriano.

Fatkeqësisht, gjërat nuk rrodhën pikërisht aty, me ish-sulmuesin e Inter dhe të Brazilit, që për një gabim të vogël dhe për pak moment u shndërrua mes njerëzve më të urryer në Brazil.

Sikur të mos ishte në dijeni të fatkeqësisë së tmerrshme që kishte ndodhur “Perandori” publikoi në profilin e tij në “Instagram” një selfie në të cilin shfaq një buzëqeshje të papërmbajtur në “barin e ortakut tim”.

Mbase si një lavdi e vjetër e klubit brazilian, mund të kishte shtyrë publikimin e atij postimi për ndonjë ditë më pas, do të kishte qenë më pak dramatike.

Një gafë për të cilën Adriano, i kërcënuar edhe nga ndonjë koment i rëndë, u kujtua vetëm pak momente më pas për të fshirë e zhdukur çdo shenjë të atij postimi.

Madje, “Perandori” nuk vonoi ta kthejë situatën në favorin e tij. Ish-sulmuesi zikaltër e ka zëvendësuar atë postim me një tjetër, të dedikuar tërësisht viktimave të atij zjarri të tmerrshëm që i mori jetëm premtimeve të reja të Flamengos, duke publikuar edhe një foto të tijën prej adoleshenti me fanellën e klubit Brazilian.

“Jam rritur në qendrën sportive të Flamengos… Zot i Madh, sa shumë ëndërra të ndërprera. Zoti i qiejve i pranoftë këta fëmijë dhe ngushëlloftë familjet e tyre”, shkroi “Perandori” në një post që në vetëm pak moment mori një mori pëlqimesh dhe komentesh pozitive.

Adriano mbase mund edhe të gabojë ndonjë goditje, por në fund të fundit, mes një vështirësie dhe një tjetre, bën gjithmonë gol. Mbase në këtë rast edhe mund ta kishte evituar atë postimin e parë…

Related posts

RIKTHIMI I CR7 TEK MANCHESTER UNITED/ Llogaritë shkencore të kompjuterit, Ronaldo nuk garanton titull

Delo.autor

Messi dhe Ronaldo të pandalshëm, shënojn së bashku 1.260 gola

Sadik.Autor

PËRLESHJA E PËRGJAKSHME/ UFC-ja merr vendimin ZYRTAR për Khabibin dhe Mc Gregorin, do të…

Isa.Autor

Leave a Comment