Futboll Seria A Sport

MAROTTA SYNON NJË BLERJE “BIG”/ Ofron 90 milionë euro për yllin e Barcelonës

Në Spanjë janë të sigurtë. Inter, pasi tentoi dhe dështoi verën e kaluar të sillte në Milano nënkampionin e botës Luka Modric, tani synon të sjellë në Serinë A një tjetër futbollist kroat. Bëhet fjalë për Ivan Rakitic, edhe ai nënkampion bote me Kroacinë.

Beppe Marotta synon një blerje “big” në mesfushë dhe Rakitic konsiderohet i përshtatshmi për skuadrën zikaltër, ku do të luante si titullar. Gjë të cilën kroati nuk arrin ta kryejë prej kohësh te Barcelona, skuadra e tij aktuale.

Mësohet se skuadra zikaltër ka bërë edhe ofertën e parë zyrtare, 90 milionë euro për mesfushorin 30-vjeçar. Por problem është klauzola prej 120 milionë eurosh që lojtari ka me ekipin “blaugrana”. Por Marotta beson se ky ngërç prej 30 milionë eurosh do të kalohet gjatë bisedimeve.

Inter, nga ana tjetër, për të bindur lojtarin të vishet me fanellën zikaltër, i ofron një rrogë prej 5 milionë eurosh në sezon. Një shumë që është e përafërt me atë që lojtari kroat merr aktualisht te Barcelona.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Inter “ngec” në Ukrainë, triumfojnë Ajax dhe Haller

Delo.autor

E DUAN TË GJITHË/ MILANI merr vendimin e papritur për të ardhmen e DONNARUMMAS

Isa.Autor

PSG FITON TROFEUN OSE BAYERN DHE DORTMUND…/ Ja 2 skenarët në rast se përjashtohen ekipet që i janë bashkuar Super Ligës…

Delo.autor

Leave a Comment