Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Tirana-Kukësi: Mbyllet pjesa e parë, bardheblutë kërkojnë penallti për prekje me dorë (VIDEO)

Kukësi dhe Tirana, luajnë mes tyre në stadiumin e Kamzës, sfidën e javës së 21-të në Superiore, një sfidë mjaft e fortë, pas formës së treguar nga dy skuadrat javët e fundit.

Ekipi i Cungut vjen pas fitores me Flamurtarin në transfertë, ndërsa lufton për të mos iu shkëputur më shumë Partizanit, që ditën e djeshme fitoi. Nga ana tjetër, bardheblutë e Memës kanë marrë pikë me vlera javët e fundit, por ende nuk janë shkëputur plotësisht nga zona e ftohtë.

LIVE | Kukësi-Tirana 0-0

KOMENTI LIVE

Mbyllet e para. Kukësi-Tirana 0-0

46’ Daja gjendet brenda zone, dhe kërkon të kthejë për shokët e skuadrës, por mbyll Teqja. Pretendojnë për prekje me dorë bardheblutë.

45’ 1 minutë shtesë.

45’ Top i gjatë për Ethemin në zonë, ky i fundit godet me kokë, por Abibi kontrollon pa probleme.

37’ Zëvendësim që në pjesën e parë. Cungu nxjerr Krasniqin, dhe futet Rexhinaldo.

35’ Karton i verdhë edhe për Cuculin te Kukësi. Mbrojtësi ndëshkohet për një faull ndaj Dajës më mesin e fushës.

30’ Mes tre futbollistëve në zonë, Greca ka një mundësi të mirë. Godet, por topi shkon jashtë, ndërkohë, sulmuesi i Tiranës pretendon për një penallti.

26’ Në zhvillimet e një goditje këndi, një top i larguar jo mirë shkon te Krasniqi, dhe mbrojtësi provon menjëherë drejt portës, por pa shënjestrën e duhur.

26′ Rikthehet në fushën e lojës Greca.

23’ Probleme për Grecën, pas faullit nga Teqja. Çalon, dhe ndihmohet nga stafi mjekësor i Tiranës.

22’ Karton i verdhë edhe për Teqjen, pas një ndërhyrje në këmbët e Grecës.

16’ Top i gjatë për Grecën, del edhe Frashëri duke ndërhyrë, por kryesori Hamiti ndal lojën për një prekje me dorë nga sulmuesi i Tiranës. Ndëshkohet me të vërdhë Greca.

14’ Aksion i shpejtë i Tiranës. Hoxhallari pason për Dajën, ky i fundit në një mur, e nis sërish brenda zone, por goditja e mbrojtësit të majtë shkon mbi traun e portës.

9’ Ethemi nis Shkurtajn pas një gabimi në mesfushën e Tiranës, por është mbrojtësi Imami, që mbyll Shkurtajn me shpejtësi.

5’ Rrezikon Kukësi. Cuculi me një korridor të bukur nis Rrumbullakun në të majtë, ky i fudit harkon tokazi në zonë, del Abibi, por i pasigurt dhe kontrollon në dy kohë.

4’ Imami nis Grecën në krahun e majtë, sulmuesi kërkon të niset me një sprint, por e lëshon shumë para topin dhe del në rivënie fundore.

2’ Goditja e parë e këndit për Kukësin, topi shkon te Uilliam Kordeiro Melo, godet me të majtën nga hyrja e zonës, por jashtë portës.

1’ Provon me një goditje nga jashtë zone menjëherë Asion Daja, por pa shënjestrën e duhur.

1′ Nis takimi.

Related posts

Nani e ka një lajm të keq për Lazion

Q.Autor

(VIDEO) Arsenal nuk di të ndalet, shënon dhe golin e tretë

Q.Autor

“Udhëtimi i paharrueshëm” i Dritës/ Ja sa përfiton ekipi nga pjesëmarrja në kupat europiane

Isa.Autor

Leave a Comment