Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Kukësi-Tirana: Cungu hedh të gjithë artilerinë e rëndë, në fushë Rama dhe Limaj (VIDEO)

Kukësi dhe Tirana, luajnë mes tyre në stadiumin e Kamzës, sfidën e javës së 21-të në Superiore, një sfidë mjaft e fortë, pas formës së treguar nga dy skuadrat javët e fundit.

Ekipi i Cungut vjen pas fitores me Flamurtarin në transfertë, ndërsa lufton për të mos iu shkëputur më shumë Partizanit, që ditën e djeshme fitoi. Nga ana tjetër, bardheblutë e Memës kanë marrë pikë me vlera javët e fundit, por ende nuk janë shkëputur plotësisht nga zona e ftohtë.

LIVE | Kukësi-Tirana 0-0

 

KOMENTI LIVE

73’ Cungu kryen edhe ndërrimin e fundit. Del Rroca, futet Vesel Limaj.

72’ Debuton edhe në Superiore Valdet Rama. Cungu nxjerr një mbrojtës, Rrumbullakun, dhe shton forcën në sulm, pikërisht Valdet Ramën.

64’ Dy mundësi mjaft të mira për Kuikësin. Rexhinaldo ndalet në fillim nga Abibi. Më pas, nga goditja e këndit, Shkurtaj godet me kokë, por vetëm rrjetë e jashtme.

58’ Aksion i bukur për Tiranën. Greca avancon bukur në të majtë, pason për Hasanin, ky i fundit me një takim lë për Ngon. Anglezi godet, por Frashëri bën mrekullinë.

57’ Zëvendësimi i parë tek Tirana. Futet Kërçiku, del Halili.

50’ Kordeiro shërben për Shkurtajn, por goditja e tij përfund pranë shtyllës.

49’ Ethemi ka një rast të mirë për Kukësin, por pranë portës godet në mënyrë të gabuar.

46′ Nis pjesa e dytë, ashtu siç e mbyllën.

Related posts

HISTORIKU I DUELEVE MES BARCELONËS DHE BAYERN/ Skuadrat bëhen gati për një tjetër përplasje në… Champions

Delo.autor

TË RINJTË E SË ARDHMES SË BARCELONËS/ “Revolucioni” i ekipit dhe zëvëndësimet e MUNDSHME

Delo.autor

Botërori në alarm, Hackersat “shesin” bileta me çmime të lira

Sadik.Autor

Leave a Comment