Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Teuta-Kamza: Drithërima në portën e durrsakëve, Hidi i mohon 2 herë golin skuadrës mike (VIDEO)

0Teuta dhe Kamza luajnë sfidën e fundit për ditën e sotme, nga java e 21-të për Superioren. Vendasit vijnë pas dy barazimesh nga nisja e kampionatit, dhe Shkëmbi me të besuarit e tij, do të kërkojnë një 3 pikësh për të ruajtur pozitat në vendin e tretë.

Nga ana tjetër, trajneri Gjoka, para ndeshjes së sotme ka deklaruar se mjaftohet edhe me një barazim por të mos humbë pikë. Kamza gjendet në vendin e fundit, dhe pikët janë jetike

LIVE | TEUTA-KAMZA 0-0

KOMENTI LIVE:

18′ Progni rrëzohet brenda zonës pas një dyluftimi me mbrojtësin Beqiri, për gjyqtarin nuk ka dyshime, 11-metërsh për vendasit.

16′ Kamara harkon një top të rrezikshëm në zonë për Prognin, vendimtare ndërhyrja e Beqirit që largon rrezikun në këndore.

11′ Drithërima në portën e Teutës. Plaku dhuron spektakël, futet brenda zonës provon me një gjuajtje por ndalet nga Hidi. Aksioni vazhdon, topi shkon te Martinena që gjuan nga brenda zonës, por Hidi bën përsëri shpëtimtarin, duke i thënë “jo” golit.

8′ Minuta të qeta, mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

4′ Kallaku provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, por topi nuk ka forcën e duhur dhe përfundon në duart e Avdylit.

1′ Ka nisur takimi.

Related posts

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ NEWCASTLE/ Emery: Më duket e vështirë që ai të luajë në…

Delo.autor

HAKIMI ËSHTË “MACRON I RI”/ Por Conte e trajton si një dosido. Tek Milan, Theo nuk…

Delo.autor

JUVENTUS-ATLETICO MADRID/ Allegri synon të përmbysë humbjen e ndeshjes së parë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment