Gossip

NUK I PËRMBAN DOT LOTËT/ Ja çfarë i ka ndodhur babait të Lorik Canës

Futbolli jo më kot është sporti më popullor dhe më magjik në botë. Ai të dhuron përjetime të pakrahasueshme, qofshin pozitive, por edhe negative. Në të dyja këto “stacione” mund ta shohësh veten brenda 90 minutave, duke “lundruar” në të papritura të mëdha.

Emocioneve nuk mund t’iu rezistojnë edhe burrat e vërtetë, ata “24-karatësh”, edhe nëse kanë qenë gjithë jetën pjesë e futbollit. Lotët janë pjesë e kësaj loje magjike, gjë që është vërtetuar dje edhe në sytë e babait të Lorik Canës, ish-kapitenit tonë kuqezi. Tashmë në rolin e presidentit të Vëllaznimit në Kosovë, Agim Cana nuk i ka mbajtur dot lotët, kur skuadra e tij është kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, duke fituar minimalisht ndaj Dritës.

Pra, triumfoi një skuadër, që luan një kategori më poshtë, ndaj kampionëve në fuqi të Kosovës, me trajner Shpëtim Duron. Në fakt, ky është edicioni i dytë radhazi, që gjakovarët e eliminojnë Dritën e Gjilanit, në të njëjtin raund të Kupës së Kosovës.

Kjo sfidë u shoqërua me shumë tension në Gjakovë, me tifozëritë që u përplasën ashpër. Po ashtu, trajneri i gjakovarëve, Ismet Munishi, u përjashtua me karton të kuq nga kjo çerekfinale.

Related posts

Kjo është skuadra fituese e Anglisë, edhe po dështuan lojtarët

Sadik.Autor

PAS NDARJES NGA PILOTI I MOTO GP/ Buroshja seksi del zbuluar më të dashurin e ri (FOTO)

Delo.autor

“SI NJË ZJARR NË PYLL”/ Nuk përmbahet Lei Kraja. Pozon nudo e fshehur pas… palmës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment