Futboll Sport

SËRISH TENSION TEK INTERI/ Wanda provokon: Icardi, ligësi nga brenda skuadrës

“Icardi? Ka gjëra që duhen sqaruar, përndryshe do të krijohen mosmarrëveshje”, deklaroi fundjavën e shkuar trajneri i Interit Luciano Spalleti, në lidhje me rinovimin e kapitenit, rinovim që po zvarritet prej muajsh dhe është kthyer në një telenovelë që ka tensionuar gjithë ambientin.

Për këtë çështje dhe për komentin e trajnerit ka folur në emisionin Tiki Taka në Italia 1 Wanda Nara, bashkëshortja e Icardit, e cila bën edhe agjenten e tij, ndaj me të drejtë mund të flasë me kompetencë për gjithçka lidhet me kapitenin zikaltër.

“Spalletti nuk e kishte me mua, unë nuk kam thënë asgjë, thjesht kam takuar klubin kur më kërkuan takim, por folëm për gjëra të tjera. Do doja që Mauro të ishte më i mbrojtur nga skuadra, sepse ka momente kur dalin gjëra të këqija nga brenda. Prioriteti është Interi dhe nuk kam telefonuar kurrë për të kërkuar rinovimin”.

 

Icardi nuk shënon prej 7 ndeshjesh në kampionat, por Wanda nuk shqetësohet: “Ai golat i shënon gjithnjë, nuk ka probleme. Në Parma shënoi Lautaro, edhe për shkak se Mauro bëri një lëvizje të shkëlqyer, por nuk duhet të harrojmë se Icardi nuk po merr shumë pasime këto kohë. Ndoshta Spalletti duhej ta fuste më shpejt Lautaron, sepse ai dhe Icardi janë miq, nuk ka rivalitet mes tyre. Gjoba për të dy? Nuk ekziston”, përfundon Wanda, e cila mohon 100 mijë eurot gjobë për Icardin dhe 25 mijë për Lautaron, pas kthimit me vonesë nga Argjentina. Interi, në fakt, e ka bërë zyrtare se i ka gjobitur!

Related posts

I INFEKUAR ME KORONAVIRUS/ Galliani shtrohet në spital. Ja gjendja shëndetësore për ish-drejtuesin e Milan-it…

Delo.autor

Mbretërit e Evropës/ Golashënuesit që bën historinë (EMRAT)

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Feronikeli “rrëmben” ish-futbollistin e “Verilindorëve”… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment