Futboll Premier League

Ish-ylli i Anglisë: 50% e futbollistëve profesionistë luajnë baste

Ish-përfaqësuesi i Kombëtares së Anglisë në futboll, Joey Barton, ka pohuar se 50% e futbollistëve profesionistë vënë baste në ndeshje futbolli.

Ai ka thënë se bastvënie është futur në sport në mënyrë kulturore, shkruan BBC.

Ish-mesfushori i Burnley, tani 35-vjeçar, u suspendua nga Federata e Futbollit Anglez në prill të vitit 2017 për shkelje të rregullave të bastvënies.

U zbulua se ai Barton kishte vënë 1.260 baste në ndeshje futbolli gjatë 10  viteve të fundit.

“Mendoj se nëse zbulojnë se kush ka vënë baste dhe i luftojnë ata, atëherë do ta suspendonin gjysmë e ligës. Mendoj se 50% e lojtarëve do të përjashtoheshin”, ka thënë Barton për BBC.

Related posts

LVERPOOL MERR LAJMIN E KEQ/ Klopp për “çmendi”. Humbet edhe yllin tjetër në mbrojtje pas Van Dijk

Delo.autor

Klubet më të vlefshme sipas Forbes: Ja kush renditet i pari me vlerë 4.12 miliardë

Sadik.Autor

Egjipt – Uruguaj/ Nis pjesa e dytë, dy skuadrat duan “të rrëmbejnë” 3-pikët

Sadik.Autor

Leave a Comment