Futboll Seria A Sport

ISH-SULMUESI I LAZIOS/ Paolo Di Canio sqaron: Ja pse CR7 kopjoi stilin e Dybalas

Ish-sulmuesi i Lazios, Paolo Di Canio në komunikim direkt nga studio e “Sky Sport”, ka komentuar dhe sqaruar festimin e Cristiano Ronaldos në momentin e shënimit të golit ndaj Sassuolos, që ka huazuar stilin e shokut të tij të skuadrës, argjentinasit Dybala.

“Ronaldo po sheh një Dybala shumë të mërzitur. Argjentinasi është një natyrë shumë e ndjeshme, që në të kaluarën është prekur dhe ka qarë në disa raste”.

“Mendojeni se si mund të ndihet ai në këto moment, kur i mungojnë jo vetëm golat, por edhe minutat në fushë. Lind pikëirsht këtu ai festim i CR7, që dëshiron të shfaqë afrimitet dhe sensibilizim me shokun e tij të skuadrës”, sqaron Di Canio.

Related posts

E PABESUESHME/ Mësoni se ku do të luhen gjysmëfinalet dhe finalja e Ligës së Kombeve

Isa.Autor

Milan, largohet Kalinic – vjen Mandzukic?

Sadik.Autor

TRAGJEDIA E PËRPLASJES SË AVIONIT/ Leisteri vendos të mos UDHËTOI me…

Isa.Autor

Leave a Comment