Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA E TRAJNERIT ITALIAN/ Ja sa kohë ka Sarri për të shpëtuar stolin…

Fati i Maurizio Sarrit si trajneri i Chelseat do të vendoset në pjesën e mbetur të muajit teksa italiani do të mundohet të bindë drejtuesit e klubit se mund të rikuperojë në renditje dhe të arrijë një vend mes katër më të mirëve.

“Blues” aktualisht ndodhen në vend të gjashtë pas humbjes më të madhe të pësuar në Premier League (6-0 ndaj Man City-t) vetëm shtatë muaj pasi Sarri firmosi për tre vite.

Ai do të shpresojë që të avancojë në Europa League, duke parë që fituesi i kompeticionit merr një biletë për në Champions League.

Chelsea do të ndeshet me Manchester United në raundin e pestë të FA Cup dhe ndaj Manchester City-t në finalen e Carabao Cup, ndeshje që nëse fitohen do ta qetësonin situatën.

Çdo vendim për të ardhmen e Sarri-t do të merret nga pronari Roman Abramovich, i cili nuk ka ndjekur asnjë nga ndeshjet e luajtura në “Stamford Bridge” këtë sezon dhe kalon shumicën e kohës në Rusi apo Izrael.

Drejtuesit presin një reagim pozitiv nga skuadra, duke filluar që nga sfidën e së enjtes ndaj Malmo në Europa League.

Related posts

‘Sirena’ angleze për Bartra, United interesohet për shërbimet e tij

Q.Autor

Tifozët argjentinas të NEVRIKOSUR/ GODASIN me shishe Sampaolin pas ndeshjes (VIDEO)

Isa.Autor

Lewis Hamilton: Jemi në një moment negativ, por nuk heqim dorë nga titulli

Sadik.Autor

Leave a Comment