Futboll Sport

ZBULON AVENTURËN NË JAPONI/ Rrëfehet Iniesta: E përjetojnë humbjen ndryshe nga europianët, u habita që…

Në një intervistë për “Equire”, “Iluzionisti” ka folur për aventurën në Japoni, me Visel Kobe, për problemet e adoptimit në muajt e parë, por edhe për shumë çështje të tjera të karrierës së tij të mbushur me trofe.

Injiesta tregon për diferencat e mëdha mes dy vendeve:

“Gjashtë muajt e parë në futbollin japonez dhe jetën këtu nuk kanë qenë aspak të lehtë për mua dhe familjen time. Gjithçka është shumë më ndryshe nga Spanja, por më në fund gruaja ime dhe fëmijët e mi janë përshtatur. Erdha këtu bashkë me familjen direkt pas Botërorit të Rusisë, pa pasur kohën të organizohesha. Në këto muaj kemi mësuar për diferencën mes dy kulturave. Japonezët janë shumë më të qetë se ne, diçka që reflektohet edhe në stadiume.

Shumë herë më kanë pyetur se komunikoj me kolegët në fushë dhe me pjesëtarët e stafit teknik. Për gjërat e thjeshta kam nisur të flas në japonisht. Ana dhe unë marrim mësime në japonisht disa herë në javë. Kur bëhet fjalë për biseda më të thella, kam gjithmonë përkthyesin, i cili është shpëtimtari im, një djalosh që më shoqëron gjithmonë. Është siguria ime e jetës. Përveç kësaj, jam surprizuar nga sforcoja e disa lojtarëve për të mësuar pak spanjisht që të komunikojnë me mua.

Fansat i jetojnë ndeshjet për atë që janë vërtet. Inkurajojnë dhe protestojnë, ose nervozohen në mënyrën e drejtë. Në Japoni është normale që lojtarët shkojnë te publiku dhe e përshëndesin, pavarësisht rezultatit. Kur erdha patëm një situatë të vështirë, humbëm 6-7 ndeshje radhazi. U habita që fansat, pavarësisht këtyre rezultateve, e merrnin gjithçka mirë. Japonezët e përjetojnë humbjen ndryshe nga europianët. Humbëm? Po, e çfarë pastaj? Kjo filozofi më ka befasuar.

Kam qenë gjithmonë me një ekip kompetitiv, nuk më pëlqen të humb dhe tani po mundohem të mësoj prej tyre dhe ta shoh me sy tjetër këtë gjë. Periudha te Visel Kobe është pafundësisht më e qetë se te Barcelona. Kam ndryshuar. Në Spanjë ndihesha bosh fizikisht dhe shpirtërisht, nuk kisha më asgjë. Të luash futboll në vendin tonë është shumë impenjative në çdo nivel dhe jo vetëm për sportin. Presioni i të qenit në një klub si Barcelona është shumë i lartë. Kur vendosa të kaloj te Visel Kobe, u lirova nga tensioni. Në Spanjë kërkohet që të mos gabohet kurrë, kurse në Japoni është gjithçka ndryshe. Mund të humb, por e di që do të më pëlqejë dhe do të zbavitem”, – ka rrëfyer Injiesta.

Related posts

MERKATO E BUJSHME NË VERË/ Marotta përgatit ofertën për ylli i Real Madridit…

Delo.autor

E FUNDIT/ Tirana kërkoi 3 pikë në tavolinë ndaj Flamurtarit, ja vendimi që merr Komisioni i Disiplinës

Delo.autor

Bayern Munich-Real Madrid, bum kërkesash për bileta nga bavarezët

Sadik.Autor

Leave a Comment