Futboll Sport

TEKNIKISHT NUK I MUNGON ASGJË/ Në Spanjë zbulojnë destinacionin e James Rodriguez, ja ekipi…

Teknikisht nuk i mungon asgjë. Në pesë skuadrat e para të Premier League do të gjendej në mënyrë perfekte… por nuk është aspak vullneti i tij. Që nga viti 2014 deri më sot James Rodriguez ka bërë rrugëtim të konsiderueshëm.

Shpërtheu me Kolumbinë në Kupën e  Botës të zhvilluar në Brazil, shkëlqeu edhe në paraqitjet e tij të para te Real Madrid, përpara transferimit të tij te Bayern Munich në sezonin 2017-18. Aty gjërat nuk kanë shkuar sipas rrjedhës së pritur.

Në përfundim, Pep Guardiola dhe trajnerët e tjerë të klubeve elitare në Premier duhet ta flejnë mendjen. Sipas asaj që raporton “Marca”, James Rodriguez nuk është aspak i interesuar të transferohet në Angli.

Kolumbiani kërkon të qëndrojë në rrugën e tij dhe ka si qëllim të refuzojë të gjitha ofertat që do të mbërrijnë nga Premier League në muajt e ardhshëm, sepse James Rodriguez do të qëndrojë në Gjermani ose të kthehet në Spanjë.

Gjithçka varet nga Bayern Munich. Klubi gjerman po vlerëson nëse do të blejë ose jo James Rodriguez për shumën e 42 milionë euro deri në 15 qershorin e ardhshëm.

Një shifër e konsiderueshme për një futbollist që nuk pëlqehet dhe aq shumë nga trajneri Nico Kovac. Kolumbiani nuk e dashuron Gjermaninë dhe do të donte të kthehej te Real në fund të sezonit.

Related posts

Martohet tifozi Kuq e Zi në “Elbasan Arena”, si i propozoi vajzës me banderola gjigante

Sadik.Autor

POLEMIKAT E TEKNOLOGJISË VIJOJNË/ Në Spanjë akuzojnë: VAR i dha fitoren Atletico Madridit (VIDEO)

Delo.autor

“TELUSHI PROBLEMI I PARTIZANIT, POR JANË PËR TITULL”/ Mbrojtësi Trashi: U shtanga kur kuptova se të kuqve…

Delo.autor

Leave a Comment