Futboll Sport

“BORXHI” 17 MILION EURO PËR SALA/ Presidenti i Cardiff: Jemi…

Presidenti i skuadrës së Cardiff City, Memhet Dalman, ka siguruar se klubi i tij do të paguajë në adresë të Nantes shumën e transferimit të argjentinasit Emiliano Sala edhe pse sulmuesi nuk arriti kurrë në destinacion, për shkak se avioni ku ai udhëtonte u rrëzua dhe trupi i futbollistit u gjet i pajetë disa ditë më vonë.

Gjithsesi, numri 1 i klubit uellsian deklaroi se do të shlyente detyrimin financiar vetëm në rast se ai do të ishte ligjërisht i detyruar të paguante shumën edhe pas vdekjes së futbollistit, që nuk arriti dot të luajë asnjë ndeshje me skuadrën për të cilën kishte firmosur, pas largimit nga Nantes.

Nga ana tjetër, klubi francez kishte deklaruar javën e kaluar se do të çonte në gjykatë Cardiff-in në rast se uellsianët do të refuzonin të paguanin shumën prej 17 milionë euro për transferimin e Sala.

Gjithsesi, Cardiff po tenton ende të gjejë qartësim në lidhje me çështjen: “Patjetër, nëse jemi të detyruar nga kontrata, ne do të paguajmë ata, patjetër që do ta bëjmë. Ne jemi një klub i nderuar”.

“Nëse nuk jemi të detyruar ligjërisht që të paguajmë, dhe ka disa anomali në këtë aspekt, sigurisht që të gjithë presin që unë, si president dhe guardian i interesave të klubit, të hetoj këtë situatë dhe të mbaj pozicionin që më takon”.

“Ne jemi ende në procesin e grumbullimit të informacionit dhe ky proces do të vijojë. Në momentin që do të arrijmë në nivelin kur të kemi mjaftueshëm informacion, atëherë jam i sigurtë që do të ulemi me Nantes dhe të ecim përpara”, deklaroi presidenti i Cardiff, Dalman për BBC.

Related posts

LIVE/ Flamurtari-Kastrioti, Sukaj një “ujk” në zonë. Zhbllokon me kokë pas asistimit fantastik

Delo.autor

​Njihuni me 10 futbollistët që ishin të pasur para se të bëheshin të famshëm

Q.Autor

EURO 2024/ 8 skuadra në garë për trofeun, ja çfarë surprizash solli raundi i të 16-ave si dhe favoritët për të shkuar në Berlin

F.autor

Leave a Comment