Futboll La Liga Sport

NUK NDALET ME SFIDËN E REKORDEVE/ Kapiteni Ramos hyn në histori, bëhet “mister 600” i Real Madridit

Ajo nuk ishte një ditë e zakonshme për historinë e Real Madridit, më 31 gusht 2005, kur Florentino Perez nënshkroi me Sergio Ramos, i cili kishte shkëlqyer te Sevilla. Ai u bë mbrojtësi më i shtrenjtë ndonjëherë në futbollin spanjoll (27 milionë euro). “Galáctico y español” lexohej në kopertinën e ditës së nesërme të gazetës “As”, më 1 shtator, me Ramos protagonist.

Edhe faqja e 3 shtatorit ishte për të, në një vrojtim të asaj që do të ishte karriera e tij në “Bernabeu”. Në aeroport, gati për të udhëtuar me ekipin kombëtar për në Santander, Ramos foli për foton e “As” të 24 orëve më parë. “Nuk e pata të vështirë për ta kapur ëndrrën, sepse erdha në klubin e ëndrrave”, – rrëfeu ai. Dhe, në moshën 19-vjeçare, ai nuk u kursye në ambicie: “Dua t’i fitoj të gjithë titujt e mundshëm”.

Ramos është lojtari i shtatë në numrin e ndeshjeve dhe i treti në titujt e fituar në “Bernabeu”. Ky ka qenë produkti i rreth 13 viteve e gjysmë karrierë, plot gëzime e arritje sportive. “Palmaresi” personal i kapitenit të bardhë mbart sot për sot 4 Champions, 4 La Liga, 4 Botërorë Klubesh, 3 Superkupa Europiane, 3 Superkupa të Spanjës dhe 2 Kupa Mbreti.

Ai do të rrumbullakosë 600 ndeshje sonte, në “Johan Cruyff Arena”, aty ku në vitin 1998, Real Madridi e ka rifituar vrullin në Champions. Dhe atyre 20 trofeve të përmendur pak më lart, ju mund t’i shtoni edhe tre të tjerë me kombëtaren e Spanjës: dy Kampionate Europiane dhe Kupën e Botës. Pa llogaritur këtu çmimet e shumta individuale.

Lojtari i shtatë me më shumë ndeshje në historinë e klubit galaktik shtë vënë në ndjekje të paraardhësve të vet në këtë lloj klasifikimi: Hierro dhe Gento (601 ndeshje), Santillana (645), Sanchis (710), Casillas (725) dhe Raul (741). Një sfidë në kulmin e një lojtari plot karakter, për të cilin kufijtë nuk duket se ekzistojnë.

Related posts

Inter s’ndalet, pas Nainggolan paraqet ofertën për sulmuesin italian

Isa.Autor

Manchester City ka një, ofertë të re për Jorginhon

Sadik.Autor

INTERI LUAN NJË SEZON TË TËRË SONTE/ Conte ul në stol Hakimi për Darmian

Delo.autor

Leave a Comment