Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E DONNARUMMAS/ Milani ndërton formulën për rinovimin e kontratës, ja shifra e çmendur

Milan dhe Mino Raiola janë të gatshëm të ulen në tavoline për të folur për Gianluigi Donnarumma. Negociatat për rinovimin e portierit do të fillojnë muajt e ardhshëm dhe synohet që kontrata të zgjatet deri në vitin 2024.

Dihet se takimi me agjentin Raiola nuk është ndër më të thjeshtit. Të gjithë e kanë në memorie momentin kur ai po i bënte gati valixhet portierit të talentuar italian. Megjithatë, gjërat tani kanë ndryshuar.

Donnarumma festoi paraqitjen e tij të 150-të me fanellën kuqezi, teksa në sfond Leonardo po përpiqet të ndërtojë një formulë për rinovimin e kontratës së tij. Plani është i thjeshtë: largimi i vëllait të tij në fund të sezonit, Antonio Donnarumma, dhe një milionë eurot e pagës së tij do i kalojnë Gigios. Kontrata do të zgjatet deri në vitin 2024 dhe nuk do ketë klauzolë largimi. Nëse lojtari dhe agjenti kërkojnë klauzolë, atëherë do të jetë 100 milionë euro, shifër për të cilën Milani do e largonte portierin 19-vjeçar.

Negocimi nuk do të jetë i lehtë, sepse këto janë vetëm planet e Milanit dhe nuk  janë dëgjuar kërkesat e lojtarit. Gjithsesi Leonardo dhe Gazidis kanë ideuar skemën e tyre: rinovim pa humbje, 1 milionë për lojtarin dhe 100 milionë për klubin nëse ai vendos të largohet.

Related posts

LUFTA NË UKRAINË/ Reagon presidenti i FIFA-S: Jemi të tronditur…

Delo.autor

BRAZIL-BELGJIKË/ Gjithçka që duhet të dini nga finalja e parakohshme…

Isa.Autor

TRAJNERI GASPIRINI MERR LJAMIN E MIRË/ U dëmtua në hundë gjatë sfidës ndaj Krotones, ja kur pritet të rikthehet Gjimshiti…

Delo.autor

Leave a Comment