Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA E POGBAS/ “Djatë e Kuq” hap “dritën jeshile” tek Juventusi, ja lojtari që kërkon në këmbim

Manchester United është gati të ulet në bisedime me Juventusin dhe të diskutojnë për transferimin e mesfushorit Paul Pogba nga “djajtë” te bardhezinjtë. Lajmin e ka konfirmuar sot e përditshmja italiane “Tuttosport”, sipas së cilës ekipi i Premier League këtë herë do të kërkojë një lojtar në shkëmbim.

Bëhet fjalë për brazilianin Douglas Costa, për të cilin skuadra e United është gati të bisedojë me bardhezinjtë, duke qenë gati të bëjë një shkëmbim “kokë më kokë” mes dy lojtarëve. Natyrisht që Juventusi do të paguajë edhe një shumë parash për të barazpeshuar ofertat, duke qenë se Pogba kushton më shumë se Douglas Costa.

Ky shkëmbim pritet të kapë shifrat e 100 milionë eurove edhe pse jo çdo gjë duket kaq e thjeshtë. Problem do të jetë trajneri Ole Gunnar Solskjaer, që ka ringjallur mesfushorin kampion bote. Situata tek United nuk është njësoj si dy muaj më parë, kur ekipi drejtohej nga Jose Mourinho. Me trajnerin e ri, Pogba ka rilindur, duke qenë shumë rezultativ në fushë.

Related posts

SHQIPËRI-ESTONI/ Kontroll i lojës, por kuqezinjtë nuk gjuajnë në portë

F.autor

MPOSHTIN KONKURRENCËN/ “Djajtë e Kuq” ofrojnë 150 milionë euro për dy talentet e…

Delo.autor

“O SHPIRT, NA NDEROVE…”/ Urimi emocionues i prindërve të Florian Markut për sukesin e madh

Delo.autor

Leave a Comment