Futboll Premier League Sport

MERR VENDIMIN NGA “FIFA”/ Ylli i Premier Leagues ndryshon përfaqësuese, ja zgjedhja e mesfushorit

Lojtari i West Ham Declan Rice ka vendosur të luajë te përfaqësuesja angleze, në vend të Republikës së Irlandës.

Mesfushori 20-vjeçar tha se ka telefonuar si trajnerin e irlandës Mick McCarthy dhe homologun e tij tek Anglia Gareth Southgate për t’i informuar për vendimin e tij si dhe ka bërë një kërkesë formale drejt FIFA-s për të transferuar regjistrimin ndërkombëtar.

Rice ka luajtur tre ndeshje me Irlandën, por meqenëse sfidat ndaj Turqisë, Francës dhe Shteteve të Bashkuara kanë qenë miqësore, lojtari i lindur në Londër kishte mundësinë të bënte ndryshimin.

Sipas rregullave të FIFA-s, një lojtar nuk mund ta ndërrojë përfaqësuesen nëse luan në një ndeshje kompetitive.

Rice, i cili ka prejardhje irlandeze, ka përfaqësuar U16, U17, U19 dhe U21 të Irlandës përpara se të debutonte me ekipin e parë në marsin e 2018.

Në një deklaratë, Rice shprehet: “Ka qenë një vendim tepër i vështirë, një vendim që nuk prisja ta bëja në këtë moment të karrierës time.

“Shumë gjëra kanë ndodhur gjatë viteve të fundit dhe situatën e kam diskutuar me njerëzit e mi më të afërt. Shpresoj që njerëzit ta kuptojnë vendimin tim.”

Related posts

REAL MADRID-BARCELONA/ Fate paralele për të dy gjigantët spanjoll, nga kriza në lojë për dopietën e titujve

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Një shqiptar mbërrin në Madrid për të përforcuar klubin… (FOTO)

Delo.autor

Atletico Madrid bën një ofertë “të çmendur” për të mbajtur Griezmann

Sadik.Autor

Leave a Comment