Futboll Seria A Sport

HEQJA E SHIRITIT TË KAPITENIT/ Gazetari zbulon: Icardi ka firmosur një marrëveshje me…

E bujshme ka qenë historia më e fundit, me Inter që vendosi t’i heqë kapitenit Mauro Icardi, shiritin e kapitenit. Hipotezat mbi motivet e këtij vendimi janë nga më të larmishmit: mungesë respekti brenda dhomave të zhveshjes, çështja kontratës, probleme merkato.

Sot, gazetari Walter De Maggio ka dhënë versionin e tij të fakteve për “Kiss Kiss Napoli”: “Sipas meje, klubi ka zbuluar se futbollisti ka nënshkruar një marrëveshje me Juventus dhe për pasojë ka marrë masat”.

“Që në verë, Icardi ishte shumë pranë bardhezinjve. Zikaltërit kanë një drejtues zotëri si Marotta, dhe një vendim i tillë është gati i pabesueshëm”, deklaroi gazetari..

Related posts

ROMA-JUVENTUS/ Shënon Ronaldo por ndërhyn VAR-i dhe merr këtë vendim… (VIDEO)

Delo.autor

‘Bomba’ e ditës: Neymar pendohet keq, kërkon rikthimin në Barcelonë

Q.Autor

E BUJSHME/ Italia pranë përjashtimit nga Lojërat Olimpike, ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment