Futboll Seria A Sport

SEZONI I ARDHSHËM/ Milani me fanellë klasike por ndryshon… (FOTO)

Ndonëse jemi në gjysmë të sezonit 2018-19 Milani ka përgatitur fanellën e re për sezonin e ardhshëm. Me shpresën se do zënë një vend në Champions League në fund të sezonit kuqezinjtë kanë ideuar një fanellë ndryshe nga kjo e sezonit aktual.

Fanella aktuale!

“Footyheadlines”, një faqe e specializuar për uniforma dhe marketing, ka publikuar pamjen e parë të asaj që do të jetë uniforma e klubit për sezonin e ardhshëm. Në fakt është vetëm fanella e parë që është ideuar.

Fanella e re!

Do jetë e ngjashme me atë të sezonin 1999-2000 dhe me atë të 2011-2012. Një e kuqe në sfond, mbi të cilën do jenë disa vija të zeza, në ndryshim nga kjo aktualja do jenë vija më të holla dhe shumë më shpesh. Ndryshim tjetër do jetë edhe tek jaka, në fakt nuk do ketë jakë fare fanella e ardhshme e cila do jetë thjesht një rreth.

Related posts

Laçi me dy fytyra, duhet të ndryshojë faqe për të kapur Europën

Sadik.Autor

Van Gaal: Refuzova Belgjikën që t’i “rruaja paratë” Manchester United

Q.Autor

BARCELONA-JUVENTUS/ “Katalanasit” nderojnë duelin Messi-Ronaldo, por nuk mungon as provokimi për CR7 (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment