Futboll Premier League Sport

ZBULON PRAPASKENAT/ Arsene Wenger flet hapur: Ja arsyeja pse kam refuzuar Real Madridin…

Arsene Wenger ka zbuluar se e ka refuzuar mundësinë për t’u bërë trajner i Real Madridit “më shumë se një herë”, ndërsa ishte në stolin e Arsenalit. Francezi i mirënjohur u largua nga “Emirates” majin e kaluar, pas 22 vitesh si trajner aty, duke fituar tre tituj të Premier League dhe shtatë “FA Cup”.

69-vjeçari mund të kthehet sërish në këtë profesion, duke pritur një mundësi tjetër që do ta intrigonte. Sidoqoftë, Wenger këmbëngul se mundësia për të drejtuar në “Santiago Bernabeu” nuk është në axhendën e tij. Unë e kam hedhur poshtë Real Madridin më shumë se një herë.

Duhet ta them tani këtë, sepse ka përfunduar kjo mundësi për mua, – tha Wenger për “beIN Sports”. – Unë e di se çdo trajner në botë, po të pyetej nëse është i interesuar të stërviste Real Madridin, do të thoshte “po”. Ky është klubi më i madh në botë“.

Kur u pyet nëse besnikëria ndaj Arsenalit e ndaloi atë të largohej për te Real Madridi, Wenger shtoi: Po, sepse ne jetonim gjithmonë me vlerat tona. Isha në mes të një procesi, kur ne ndërtuam stadiumin. Sigurova klubin se do të qëndroja dhe jam mjaft i kënaqur me vendimin tim“.

Related posts

PASI SIGUROI YLLIN MORATA/ Juventus ëndërron goditjen e madhe, gjithçka varet nga Douglas Costa

Delo.autor

LOPETEGUI humb durimin me PEREZ, kërkon përforcime të denja për REALIN

Isa.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Inter-Spezia në “San Siro”. Rezultati 2-1

Delo.autor

Leave a Comment