Futboll Sport

ME KËTË MBROJTJE JEMI ZBULUAR NDAJ LIVERPOOL-IT/ Kovac jep alarmin

Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovac, paralajmëroi ekipin e tij se do ta gjejë veten zbuluar dhe nën presion të madh kundër Liverpool-it, nëse nuk përmirësohet në mbrojtje.

Gjigandët e Bundesligës u gjendën dy herë në disavantazh, para se të merrnin fitoren 3-2 ndaj Augsburgut, të premten. Sidoqoftë, mbrojtja bavareze e shqetësoi trajnerin Kovac, përpara ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër Liverpool në “Anfield”, të martën.

Skuadra e tij nuk arriti ta mbante një herë të paprekur portën në gjashtë ndeshje të luajtura në vitin 2019: “Këto gabime në mbrojtje nuk mund të na ndodhin ndaj Liverpool, – tha kroati në një konferencë shtypi. – Nëse lojtarët e mi sillen kështu ndaj Liverpool, sidomos me tre sulmuesit atje (Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino), atëherë do të gjendemi në një situatë shumë të rrezikshme, në çdo minutë.

Kjo është arsyeja pse secili futbollist duhet të marrë përgjegjësi dhe të veprojë në mënyrë të disiplinuar. Nëse ia dalim të mbrohemi mirë, atëherë çdo ekip në Bundesligë ka cilësi për të shënuar. Nëse nuk e kemi topin, nuk veprojmë ashtu siç dua. E dimë se gabimet tona individuale më së shumti rezultojnë në gola të pësuar”.

 

Related posts

Emre Can dëshpëron Juventusin, në garë edhe dy top klube të Evropës

Sadik.Autor

NUK KISHTE VË RRIPIN E SIGURIMIT/ Shikoni si kampioni i botës përfshihet në një aksident të frikshëm (VIDEO)

Delo.autor

CHELSEA-WATFORD/ Sarri synon të ndërpresë ecurinë negative në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment