Futboll La Liga

Real Madrid, Ronaldo shfaqet në stërvitje me syrin e nxirë e të enjtur (VIDEO)

Cristiano Ronaldo u shfaq në trajnimin e Real Madridit me njërin sy të nxirë dhe të ënjtur, pas “prerjes” që pësoi në ndeshjen e kaluar kundër Deportivos. Portugezi nuk do të jetë në ndeshjen e ardhshme, kundër Leganes, por dëmtimi në fjalë nuk do ta pengojë atë që të jetë në “Mestalla”.

CR7 u stërvit normalisht sot, pavarësisht fryrjes së dukshme të syrit të majtë. Gjashtë minuta para përfundimit të ndeshjes kundër Deportivos, Cristiano Ronaldo mori një goditje të rastësishme nga Schär, ndërsa ai shënoi golin e gjashtë. U pa gjaku që kullonte në vetullën e syrit të majtë të portugezit, e cila ishte çarë, ndaj pesë herë fituesi i “Topit të Artë” përfundoi në dhomat e zhveshjes para vërshëllimës finale të gjyqtarit, sepse mjekët nuk ia ndalën dot gjakderdhjen në fushën e blertë.

Related posts

“EURO 2020″/ E pabesueshme, ylli Modric ndëshkon Skocinë me një “MAGJI” nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

ADMIRON ISH-SKUADRËN BAVAREZE/ Joshua Kimmich: Ai është një “dashnor” i lojës…

Delo.autor

LEGJENDA E CITYT/ Kapiteni Kompany ndihmon të pastrehëve në Mançester

Isa.Autor

Leave a Comment