Futboll Sport

E MUNDI PRISHTINA/ Ze Maria: Nuk lejohen më gabime, dua edhe një sulmues

Miqësorja e fundit përpara nisjes së kampionatit nxori në duke problemet e para të Tiranës. Humbja 3-1 përballë Prishtinës ishte një makth me kuptimin e plot të fjalës. Kjo u pranua edhe nga trajneri Ze Maria, që thekson se gabimet e ndodhura në këtë test do të jenë të ndaluara në kampionat.

Ishte një makth për ne. Ata e nisën ndeshjen shumë fort dhe shumë shpejt. Hasëm disa vështirësi për të gjetur balancat. Paguam një çmim të lartë mbi të gjitha në pjesën e parë të ndeshjes. Është normale të ndodhë në këtë periudhë përgatitjesh, por pas dy javësh do të jetë e ndaluar. Kam dy javë të punoj dhe të organizoj gjithçka.

Trajneri brazilian e shfrytëzoi ndeshjen për të testuar disa mënyra loje. Nga rreshtimi 4-2-3-1 dhe moduli ofensiv 4-3-3, për tu rikthyer edhe te sistemi tradicional 4-4-2. Trajneri provoi të fshihte se çfarë Tirane do të shihet në fushë në debutimin e kampionatit, më 19 gusht ndaj Kamzës, edhe pse mënyra e lojës duket e përcaktuar.

Është sekret, do ta shihni në ndeshjen e parë. Kam lojtarë të cilët ma lehtësojnë të ndryshoj sistemin gjatë ndeshjeve. Por, në mënyrë specifike kemi dy module loje, që do t’i praktikojmë dhe lojtarët i njohin. Në miqësore ndryshova, sidomos prej karakteristikave të lojtarëve që kisha në fushë.

Përpara fillimit të kampionatit, Ze Maria pret edhe dhuratë e fundit nga klubi. Bardheblutë kanë nevojë për një sulmues dhe një portier, ndërsa trajneri shpreson se Ilion Lika do të jetë gati për javën e parë të kampionatit.

Kam 25 futbollistë. Sigurisht që na nevojitet një portier tjetër dhe një sulmues. Do të flas me presidentin këto ditë. Nëse do të vinte një lojtar i ri do të ishte mirë. Prej sezonit të kaluar kërkova një numër 9, sepse Ngo u dëmtuam katër muaj më parë dhe nuk kthehet të paktën deri në tetor. Ka nisur stërvitje të diferencuar dhe do t’i nevojitet kohë. Për këtë arsye, afrimi i një qendër sulmuesi do të ishte shumë i rëndësishëm për mua. Por, nga kjo nuk varet jeta ime. Nëse sulmuesi i ri nuk do të vijë, do të luaj me lojtarët që kam. Rikthimi i Ilion Likës? Shpresoj të jetë gati për ndeshjen e parë dhe besoj se do t’i bashkohet ekipit. Ka nisur trajtimet për shqetësimet në shpinë dhe kur të kthehet në stërvitje do të jetë gati.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Ronaldo do të mbyllë karrierën e tij të jashtëzakonshme tek…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Teuta-Kukësi, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Delo.autor

“AVULLON”/ Reali, 3 largime BIG në merkaton e verës

Delo.autor

Leave a Comment