Futboll

Pato, idhulli i tifozave të Milanit dhe ‘arratisja’ për shkak të dëmtimeve

Alexandre Pato padyshim  ka qenë dhe mbetet një nga idhujt e tifozave kuqezi, për shkak të asaj periudhe të kaluar tek Milan, duke shfaqur talentin e tij të jashtëzakonshëm por që më pas lëndimet e vazhdueshme do ta linin në hije që pas largimit nga Milani.

Pato erdhi në ‘San Siro’ nga Internacional në 2 gusht të vitit 2007, me një bujë të madhe në mediat ndërkombëtare, pasi çmimi i paguar për një 17 vjeçar, plot 24 milionë euro do të ishte rekord i asaj kohe.

Pato shkëlqeu që në hapat e para në Milano nën drejtimin e Anchelottit dhe me mbështetjen e legjendave të Milanit si Inzaghi, Nesta, Pirlo, Dida etj. Braziliani kishte një nuhatje alla-Inzaghi në zonën e rreptësisë dhe një vrapim të çmendur.

Një kombinim perfekt i realizuar me Kaka dhe Seedorf, Pato arriti të rrëmbente zemrat e tifozëve kuqezi shumë shpejt.

Karriera e tij premtonte shumë por  që pas fitimit të Scudettos në vitin 2011, dëmtimet e njëpasnjëshme e detyruan të kalonte pjesën më të madhe jashtë fushave, derisa u shit në vitin 2013 tek Corinthias në Brazil.

Edhe aty pas performancave të dobëta u prit me kontestime nga tifozët dhe një vit më pas do të transferohej tek Sao Paolo.

Ky do të ishte dhe dështimi i radhës për ish yllin e Milanit i cili do të rikthehej më pas në Europë në vitin 2016 tek Chelsea por përsëri pa rezultat. Pas Chelseas radhën e kishte Villareal, me disa shkëndija të vogla por duke mos arritur të shpërthente.

E mesa duket ky do të ishte edhe fundi i Patos në Europë, duke vendosur të arratisej në Kinën e largët, tek skuadra e Tianjin.

Kohët e fundit është përfolur për një shkëmbim të mundshëm me Kalinic por ky lajm do të hidhej poshtë nga zyrtarët e Milan./Alpenews.al/

 

Related posts

Raiola ironizon me Milan: Jam njeri i ulët, nuk flas me Mirabelli!

Q.Autor

SUPERKUPA E SPANJËS/ 2 gola në 11 minuta, “El Clasico” shkon me shtesë (VIDEO)

Delo.autor

“PAS DËMTIMIT, KAM QARË TËRË NATËN”/ Mbappé: Unë dhe Neymar e kuptuam se…

Delo.autor

Leave a Comment