Albanian Stars Futboll Seria A

Zbulohen detaje të reja rreth transferimit të Ledian Memushajt te Bari

Janë zbuluar detaje të reja rreth transferimit të Ledian Memushajt te klubi i Serisë B, Bari.

Sipas Gazzetta Dello Sport, futbollisti ka pranuar ofertën ekonomike të skuadrës puljeze dhe tashmë pret vetëm “ok” përfundimtar të Beneventos.

Në fakt, sikurse thekson kjo e përditshme, për futbollistin e Kombëtares Shqiptare kishte ardhur një ofertë edhe nga Empoli, por ajo e Barit ishte me kushte më të mira, ndaj Memushaj ka preferuar të jetë nën urdhrat e trajnerit Fabio Grosso, raporton SS.

Në prononcimin e fundit pas ndeshjes së humbur 3-0 në transfertë me Bolognan, vetë Memushaj u tregua i sinqertë, duke deklaruar se pavarësisht dëshirës për të qëndruar, nuk mund të betohej për vijimin e karrierës te skuadra nga Campania.

Zyrtarizimi i marrëveshjes, nga e cila Benevento do të përfitojë 500 mijë euro, pritet të ndodhë para fundjavës.

Related posts

ITALI/ Java e 21 e Serie B, njihuni me të gjitha ndeshjet që zhvillohen mbrëmjen e sotme (FOTO)

Q.Autor

NDRYSHOHET KALENDARI I LA LIGAS/ Tifozët janë më të rëndësishëm se paratë, ja kur do të luhen ndeshjet

Delo.autor

SARRI NË STOL PËR SFIDËN NDAJ NAPOLIT? Ja vendimi stafit mjekësor të “Zonjës së Vjetër”

Delo.autor

Leave a Comment