Futboll La Liga Sport

DËSHTON “LOS BLANCOS”/ Ja përgjigja e Marcelos pas humbjes ndaj Gironas (FOTO)

Patjetër që Marcelo tashmë 30-vjeçar, po përjeton sezonin e tij më të komplikuar që nga koha kur është transferuar te Real Madrid. Braziliani ka humbur duelin e tij me 22-vjeçarin Regulion për vendin në formacion dhe kritikohet vazhdimisht.

Sikurse raporton “AS”, këtë të dielë ai u evidentua për performancën e tij negative në humbjen e Los Blancos në shtëpi ndaj Girona me rezultatin 1-2, dhe për këtë ai mori përgjegjësi të plotë, përmes një përgjigje në “Instagram”.

Gjithçka erdhi si rezultat i publikimit të disa statistikave negative lidhur me ndikimin e brazilianit në ekip, në profilin e dedikuar fansave të klubit të Real Madrid, që kërkojnë më shumë meritokraci në përzgjedhjen e futbollistëve të formacionit titullar.

“I gjithë faji im!!! Ne vazhdojmë”, ka replikuar Marcelo ndaj fakteve të publikuara në profilin e dedikuar tifozëve të Real Madrid.

Marcelo u rikthye në formacion pas një mungese të gjatë prej një muaj e gjysmë në La Liga, por pavarësisht një starti premtues, ai shfaqi humbje të fuqisë dhe eficencës, duke u konsideruar si fajtor për dy golat e shënuar nga Girona.

Related posts

Ronaldo për çmimin “Puskas”: Mos e mashtroni, goli im ishte më i miri, sepse…

Isa.Autor

SUEDI-POLONI/ Polakët kërkojnë me çdo kusht fitoren për të kaluar në fazën tjetër (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E KËRKUAN TË GJITHË/ Draxler: Spekulime, nuk kam pasur asnjë kontakt me…

Isa.Autor

Leave a Comment