Futboll Seria A Sport

LEGJENDA E INTERIT/ Marco Materazzi acaron: Kur blen lojtarin më të fortë në botë, është e drejtë që…

Legjenda e Inter dhe Italisë Marco Materazzi ka folur në Eurosport Sweden për Juventus, një ekip për të cilin dihet që nuk ka ndonjë simpati të madhe.

Kur pyetet për bardhezinjtë, Materazzi shprehet: “Juve është e fortë çdo vit dhe i është kthyer në fiksim trofeu i Champions League.

“Kur fiton shumë në Itali, duhet të bësh një hap më tej dhe ai hap quhet Champions League.

“Ky është viti vendimtar për mendimin tim pasi kanë blerë një lojtar i cili është krijuar për ta fituar atë trofe, Cristiano Ronaldo.

“Në Itali, askush nuk është në gjendje të konkurrojë Juventus për titullin. Megjithatë, nëse nuk fitojnë Champions League do të jetë një vit i dështuar.

“Kur blen lojtarin më të fortë në botë, është e drejtë që tifozët të presin atë trofe. Nëse fitojnë, do t’i uroj, si një italian që jam. Megjithatë, mos kërkoni të bëj tifo për ta.”

Related posts

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE TË MËDHA/ Sergio Ramos drejt akordit me Manchester United si futbollist i lirë në…

Delo.autor

LIVE/ Liga e Kombeve: Zvicra përmbys Belgjikën për 18 minuta, mbyllen pjesët e para (VIDEO)

Isa.Autor

“MOS HARRONI SE…”/ Leonardo “hedh dritë” mbi të ardhmen e Neymarit: Duhet t’i analizojmë të gjitha!

Delo.autor

Leave a Comment