Futboll Premier League Sport

DY VJET USHTAR OSE 4 MUAJ BURG/ Karriera e 18-vjeçarit të Fulham në udhëkryq, ja arsyeja

Ben Davies firmosi kontratë me Fulham qershorin e kaluar, duke u bërë lojtari i vetëm nga Singapori që luan në Premier League. Gjithsesi kjo nuk e përjashton atë nga rregullat që ka ky shtet.

Çdo mashkull nga Singapori duhet të kryejë shërbim 18 muaj tek Forcat e Armatosura, Polici ose Forcat e Mbrojtjes Civile për 2 vjet. Nëse 18-vjeçari nuk zbaton asnjë nga tre shërbimet e përmendura, atëherë ai do të përballet me katër muaj burg.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në Singapor tha se Davies nuk ka përmbushur kërkesat e vendit të tij, për më tepër që ka qëndruar jashtë shteti pa leje qëndrimi.

Sipas rregullave të këtij shteti, që një sportist të shmangë këto detyrime ndaj shtetit duhet të marrë pjesë në kompeticione ndërkombëtare nën flamurin e Singaporit, ose duhet të jetë një sportist potencial për të fituar një medalje ari. Mesfushori është grumbulluar me kombëtaren e të rinjëve të Singaporit, por ende nuk ka fituar ndonjë medalje.

Pothuajse është e njëjta çështje si e sulmuesit të Tottenham, Heung-Min Son nga Koreja e Jugut. Por, ky i fundit e shmangu duke fituar Lojërat Aziatike me kombëtaren e tij.

Related posts

LIVE/ Laçi-Teuta, Shkërmoqen durrsakët. Lushkja e Domgjoni shënojnë për kurbinasit

Delo.autor

GOLA E SHPEJTËSI SKËTERRË/ Sulmuesi që po shkëlqen me Napolin kërcënon Romën e Murinjos

F.autor

Alexis Sanchez dëshiron të shënojë e fitojë ndaj Arsenalit

Sadik.Autor

Leave a Comment