Futboll Ligue 1 Sport

PHOTO OF THE DAY/ Mbappe kapet “mat” duke parë ndeshjet e radhës së Barcelonës

Kylian Mbappe po çmend tifozët e Barcelona-s pasi është fotografuar duke parë listën e ndeshjeve të radhës së katalanasve ndaj rivalëve të Real Madrid.

Sulmuesi francez, i cili së fundmi ka lënë të hapur një transferim në La Liga, i ka dhënë fitoren skuadrës së Thomas Tuchel me golin ndaj St Etienne në Ligue 1.

Në një foto të postuar në rrjetet sociale, ylli Francez është kapur duke parë ndeshjet e radhës së Lionel Messi-t në prag të sfidës në Copa del Rey ndaj Madridit.

Mbappe ishte objektivi i Barça-s gjatë vitit 2017 përpara se gjigantët e La Liga-s të zgjidhnin shokun e ekipit te Franca Ousmane Dembele nga Borussia Dortmund.

Sulmuesi 20-vjeçar është kthyer në një prej futbollistëve më të mirë të globit që nga ai moment.

Goli i tij ndaj St Etienne ishte i 19-ti në këtë sezon. Teksa Barcelona njihet për interesin për Mbappe, rivalët e Real Madrid kanë muaj të tërë që përfliten për transferimin e shokut të ekipit Neymar.

Related posts

Lewandowski shpallet bindshëm golashënuesi më i mirë në Bundesligë

Sadik.Autor

“NUK DO TË KISHA SHKUAR KURRË TEK REAL MADRID”/ Suarez: Gol ndaj Barcelonës? Nuk do të festoj, por…

Delo.autor

PEREZ NUK QËNDRON DUARLIDHUR/ “Los Blancos” gati t’i rrëmbejë yllin për 100 milionë euro tek…

Delo.autor

Leave a Comment