Futboll Ligue 1 Sport

PROVOKON NJË “ZJARR” TË RI/ Neymar del hapur kundër PSG-së pas humbjes me Dortmund

Braziliani Neymar provokon një “zjarr” të ri në shtëpinë e PSG-së, në përfundim të takimin me Dortmundin, në fazën e 1/8-ave të Championsit. Sulmuesi shprehu publikisht shqetësimin për mosaktivizimin e tij në takimet e fundit pasi u lëndua në 1 shkurt. Ai bëri përgjegjës drejtpërdrejt klubin parizien, duke këmbëngulur se ndihej shumë mirë për të luajtur.

Neymar, i cili shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij në Dortmund, foli në zonën miks dhe tha se “është e vështirë të qëndrosh katër ndeshje pa luajtur. Për fat të keq, nuk ishte vendimi im, ishte i klubit dhe i mjekëve. Ishin ata që ata morën këtë vendim, por mua nuk më pëlqeu. Diskutuam shumë për këtë. Unë u ndjeva mirë dhe doja të luaja, por klubi u frikësua dhe isha unë që vuajta në fund.”

Gjithçka nisi më 1 shkurt. Neymar pësoi një goditje në brinjë gjatë ndeshjes kundër Montpellier dhe PSG preferoi të mos e aktivizonte në katër ndeshjet e radhës: kundër Nantes, Lyonit, Dijonit dhe Amiens. Si rezultat, braziliani nuk u ndje maksimalisht në formë në ndeshjen vendimtare kundër Borussia Dortmundit. PSG aktualisht është “në fije të perit”, sepse për të kaluar në çerekfinale duhet të përmbysë humbjen 2-1 që mori në Signal Iduna Park. Ndeshja e kthimit do të luhet pas dy javësh.

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Benevento-Juventus. Rezultati 1-1

Delo.autor

Merr fund dilema! Vajushi bindet nga oferta, ka mbetur një detaj për…

Sadik.Autor

Ndëshkoi Kukësin, rrëfehet sulmuesi i Skënderbeut: Gjatë pushimit Daja na shkundi…

Q.Autor

Leave a Comment