Futboll Seria A Sport

BËRI SHPENZIME TË MËDHA NË MERKATO/ Ja si “Zonja e Vjetër” rikuperoi paratë për blerjen e CR7

Pas shpenzimeve të mëdha të bëra nga klubi për blerjen e Cristiano Ronaldo-s, bardhezinjtë janë fokusuar te blerjet për të rikuperuar sa më tepër kapital.

I fundit që u largua ishte Alberto Cerri, i cili shkoi te Cagliari për një total prej 9 milionë eurove.

Ai ishte lojtari i fundit, por jo i vetëm pasi Audero do të blihet përfundimisht nga Sampdoria për 20 mln euro në fund të sezonit.

Sturaro është huazuar te Genoa për 1.5 mln euro me detyrim blerje 16.5 mln euro.

Orsolini është shumë pranë Bologna-s, një operacion që do t’i shtojë 7 mln euro Juve-s në arkat e saj.

Pra Juventus ka fituar më tepër se 55 mln euro nga lojtarë që praktikisht nuk kanë luajtur asnjëherë. Shto këtu 12 mln euro për Favilli-n te Genoa.

Pa harruar edhe shitjen e Caldara-s në verë tek Milan për 35 mln euro, si dhe Mandragora tek Udinese për 20 mln euro.

Të gjithë së bashku shkojnë rreth 100 mln euro fitime, pak a shumë shifra që ka shpenzuar Juve për të blerë Cristiano Ronaldo-n.

Related posts

Icardi largohet nga Interi? Zikaltërit arrijnë marrëveshjen me zëvendësuesin

Sadik.Autor

KLUBI I “DJAJVE TË KUQ” MERR VENDIMIN/ Ja çfarë do të bëjnë me Pogban gjatë verës

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Lacio në avantazh të dyfishtë, Girud ndëshkon BATE-n (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment