Futboll Premier League Sport

FORMACIONI IDEAL/ Shaqiri zgjedh Sergio Ramos, ja kë përjashton (FOTO)

Mes miqsh është mirë të thuhet e vërteta. Gjithmonë. Edhe kur mund të jetë e dhimbshme. Ky rregull është zbatuar edhe nga Xherdan Shaqiri, i cili mund të ketë probleme me Salah dhe tifozët e Liverpool pasi ka përfshirë në formacionin e tij ideal… Sergio Ramos-in, armiku numër një i “Të Kuqve” pas dëmtimit që i shkaktoi Salah-së në finalen e Champions-it të sezonit të kaluar.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Shaqiri e ka lënë egjiptianin jashtë 11-shes. Nëse harrojmë për një moment faktin se të dy janë shokë skuadre, ky përjashtim mund të jetë i pranueshëm, duke parë se treshja e sulmuesve e përzgjedhur nga zvicerani me origjinë shqiptare është e përbërë nga Messi, Lewandowski dhe Cristiano Ronaldo.

Gjithsesi, tifozët e Liverpool mund të kenë probleme edhe me një zgjedhje tjetër të Shaqirit, i cili ka preferuar Manuel Neuer në portë në vend të Alisson.

“Kam shumë kujtime të bukura nga koha e kaluar te Bayern. Pres me padurim që të kthehem atje dhe të fitoj me Liverpool-in”, ka thënë Xherdani.

Related posts

Jaylene Cook, ekskursionistja që s’mban gjë veshur

Sadik.Autor

“NË SEZONIN E ARDHSHËM DO TË LUFTOJMË PËR…”/ Trajneri Ancelotti ndez ëndrrat e tifozëve me deklaratën e bujshme

Delo.autor

SFIDA NDAJ FIORENTINËS/ Gatusso merr lajmin e keq, titullari infektohet me koronavirus. Ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment