Futboll La Liga Sport

“SNAJPERI KUQEZI”/ Përgatitet për të mundur BARÇËN, lojtari SHQIPTAR ëndërron Europën (FOTO)

Këtë sezon kampionati spanjoll po bëhet shumë interesant, pasi skuadrat që janë në zonën europiane, gjithashtu janë edhe shumë pranë kreut, duke mos patur ‘hendek’ të madh pikësh. Levante është duke zhvilluar një kampionat të shkëlqyer. Deri më tani, ndodhen në vendin e 6 me 22 pikë.

Në këtë klub aktivizohet edhe lojtari shqiptar, Enis Bardhi, i cili është mjaft i rëndësishëm për ekipin e tij në mesin e fushës. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, 23 vjeçari, me antë të një fotoje tregon se Levante renditet në vendin e 6-të dhe është në zonën e Europa League.

Në takimin e ardhshëm, e vlefshme për javën e 16-të të “La Liga-s”, Enis Bardhi me shokë do të presë në shtëpi Barcelonën. Katalanasit në sezonin e fundit janë mundur në këtë fushë, duke marrë edhe humbjen e parë në gjithë kalendarin e kampionatit për 2017-2018-të.

 

Related posts

HISTORIKE/ Maqedonia e Veriut kualifikohet në Europian, vendos Pandev

Delo.autor

NDËRHYRJE HORROR/ Talenti francez lë fushën e lojës me barelë dhe oksigjen në hundë (VIDFEO)

Delo.autor

LIVE/ Shqipëri U21- Spanjë U21: Nis pjesa e dytë, VRIONI shumë pranë GOLIT (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment