Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA E TRAJNERIT NË UDHËKRYQ/ Sarri planifikon fitoren, e diela vendos fatin stolit

“Countdown” përfundimtar… Për “The Sun”, në rast të humbjes së finales së Kupës së Ligës, shkarkimi i Maurizio Sarrit do të jetë i sigurt. Ndeshja mes Chelsea dhe Manchester City është planifikuar për të dielën në “Wembley” dhe trajnerit italian, përveç trofeut, i duhet të luajë edhe fatin e vet në stolin e bluve të Londrës.

Përballja e fundit me “qytetarët” në Premier League rezultoi humbje e thellë. Gjashtë gola kanë pësuar londinezët në stadiumin “Etihad”. Ndërkohë, Chelsea pritet që nesër mbrëma të kalojë turin në “Europa League” ndaj Malmoe, pasi i ka mundur suedezët 2-1 në ndeshjen e parë.

Sipas tabloidit të njohur britanik, ëndrra e drejtuesve të “Blues” është Zinedine Zidane, por bindja e francezit që ta pranojë këtë stol, në mes të sezonit, duket një detyrë e vështirë. “The Sun” ka llogaritur se shkarkimi i Sarrit, i kontraktuar nga klubi londinez deri në vitin 2021, do t’i kushtojë më lirë se ndonjëherë pronarit Abramovich.

Bëhet fjalë për vetëm 5 milionë stërlina. Ndryshimi, krahasuar me 18 milionë stërlina të paguara nga manjati rus për “të hequr qafe” Mourinhon në vitin 2008, është i madh.

Related posts

NUK KA PUSHIM PËR ETRIT BERISHËN/ “Gardiani” shqiptar në portë edhe ndaj Juventus

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Super Franca përmbys Kroacinë në dy minuta (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Arrihet akordi, sulmuesi i Shpresave pranë zyrtarizimit tek Partizani. Ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment