Futboll La Liga Sport

ISH-PRESIDENTI I BARCELONËS/ Akuza e Sandro Rosell: Është shumë e dhimbshme të qendroj…

Deklarata të ashpra nga ish-presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell. Ish-numri një i katalanasve, i akuzuar për pastrim parash dhe i dënuar me dy vjet heqje lirie, ka dhënë një intervistë për Rac1 në prag të gjyqit që do të fillojë më 25 shkurt dhe që do të përcaktojë nëse ai është i pafajshëm ose jo.

“Më kanë vjedhur  dy vite të jetës sime. Dy vite të vjedhur nga prindërit e mi në momentin që kanë më shumë nevojë, sepse janë të moshuar dhe është e domosdoshme të më kenë në krahun e tyre. Është shumë e dhimbshme të qëndroj larg vajzave dhe gruas sime. Jam i indinjuar, kam kaluar të gjitha stadet: dyshim, befasi, indinjatë. Avokatët e mi nuk e besojnë akoma këtë situatë, ndërsa familja ime është e trishtuar dhe e indinjuar”, ka thënë Rosell.

“Gjithçka filloi në 2006-ën, por unë i kam bërë gjithmonë gjërat në mënyrë të ligjshme. Nuk kam paguar asnjeri me fonde publike dhe nuk kam asnjë llogari në Amerikë. Më kanë mbajtur për dy vite në burg, sepse thonë se mund të arratisem. Një arsyetim qesharak, sepse familja ime është këtu. Më kanë bllokuar të gjitha llogaritë, nuk kam para, por të paktën mund t’i shikoj ndeshjet këtu. Po marr shumë letra solidariteti”.

Në lidhje me rastin e Abidal dhe blerjen e organeve në tregun e zi: “Një çmenduri, vetëm një kafshë mund ta bëjë. Ajo që më dhemb më  shumë është se vënë në dyshim sistemin më të mirë të transplanteve në botë, Ospedale Clinic”.

Në lidhje me  Barcelona-n, La Liga-n dhe Messi-n: “Barça më duket shumë mirë, Real Madrid do të duhet të bëjë një investim të rëndësishëm për të qenë në një nivel, ndërsa Barcelona duhet të përforcohet me një mbrojtës të majtë dhe një qendërsulmues. Messi? Është më i miri i historisë, i pamundur të zëvendësohet”, ka përfunduar Rosell.

Related posts

PRAPASKENA E TRANSFERIMIT/ Neymar vendos tri kushte për të veshur fanellën e Realit (DETAJE)

Isa.Autor

“E DUA SI DJALIN TIM”/ Eto’o: Nëse “Pleshti” do të largohet, Barcelona duhet të ndryshojë emrin

Delo.autor

TAKIMI NË CHAMPIONS/ Ja REKORDET që synon “VAMPIRI Ronaldo”

Isa.Autor

Leave a Comment