Futboll

Këpuca e Artë 2018, Messi nuk mban dot ritmin e Harry Kane

Një studim i bërë kohët e fundit mbi vlerën e futbollistëve e ka renditur Harry Kane mbrapa Neymar dhe Lionel Messi, por anglezi ka lënë mbrapa dy yjet amerikanojugorë në garën për Këpucën e Artë të këtij sezoni. Deri në këtë moment, Kane ka realizuar 21 gola, 1 më shumë se Cavani dhe Ciro Immobile dhe dy më shumë se Leo Messi.

Paraqitja e bukur e bërë nga argjentinasi kundër Real Betis në javën e fundit të kampionatit e ka ndihmuar numrin 10 të Barcelona-s që ngjisë dy pozicione. Edhe Luis Suarez ka arritur të përmirësojë pozicionin e tij në këtë renditje falë golave të shënuar në shtatë ndeshje radhazi. Realizime këto që e kanë ndihmuar uruguaianin të kapë Neymar në vendin e 12-të.

Related posts

TMERROHET FAMILJA E THIAGO SILVAS/ Dy grabitës i bëjnë pritë makinës. Ja çfarë i morën

Delo.autor

Bayern në telashe, Manchester United dhe Chelsea insistojnë për yllin e bavarezëve

Sadik.Autor

Wenger gjithnjë e më larg Europës, ofertë nga përfaqësuesja aziatike

Isa.Autor

Leave a Comment