Futboll Seria A Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ EMPOLIT/ Gattuso karikon ekipin: Ndeshje të lehta nuk ekzistojnë, ndaj…

4 fitore dhe 2 barazime në 6 ndeshjet e fundit kanë mjaftuar për të synuar sa më lart në klasifikim. Objektivi dihet, zënia e vendeve të para të Serie A, që “përkthehen” ndryshe në kualifikim direkt në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Pas fitores me Atalantën, Milani pret Empolin në “San Siro”, për të gjetur një tjetër sukses në shtëpi, pas atyre me Napolin në Kupën e Italisë dhe Cagliari në kampionat.

Gennaro Gattuso i parapriu sfidën me një konferencë shtypi, duke folur kryesisht për mënyrën se si mund ta ndryshojë ekipin e tij në këtë ballafaqim, duke pasur parasysh mungesën e Suso:

Ne kemi 3 ndeshje në 8 ditë. Ky është kalendari. Do të shohim se në çfarë forme do të adaptohemi. Paqueta nganjëherë sulmon nga jashtë, ndaj mund të shkëmbehet në fushë me Calhanoglu. Marrëdhënia është e fortë me të gjithë lojtarët e mi, kërkoj raporte njerëzore. Hakan ka kaluar nëpër një kohë të vështirë.

Ne do të luajmë kundër një ekipi që ka ndryshuar. Empoli ka një trajner që i përgatit ndeshjet mirë, ka cilësi teknike dhe një fazë mbrojtëse interesante. Ndeshje të lehta nuk ekzistojnë, ndaj rritja jonë duhet të vijë nga ky lloj lojërash”.

Related posts

SHOKOHET MILANI/ Futbollisti KRYESOR ka pësuar një DËMTIM TË RËNDË, do mungojë deri në…

Isa.Autor

Maldini i rri besnik Milanit, ja çfarë vendimi ka marrë legjenda kuqezi

Sadik.Autor

PËRMBYSJE E ÇMENDUR 2-MINUTASH/ Barcelona e mposht Vallecanon

Isa.Autor

Leave a Comment