Gossip

“TELENOVELA” ICARDI VAZHDON/ Wanda Nara i hedh “benzinë zjarrit”: Largohuni nga ata që…

“Telenovela” Icardi vazhdon. Wanda Nara, të mërkurën vonë, përmes rrjeteve sociale filloi të shpërndajë mesazhe për Interin lidhur me rinovimin e bomberit. Nëpërmjet Twitter-it, gruaja dhe agjentja e “Maurito” publikoi një foto të mbishkruar me fjalë, që përcjellin sinjal të qartë te zikaltrit për të ardhmen e argjentinasit.

“Injoroni kur ju kritikojnë, dëgjojini kur ju këshillojnë, largohuni nga ata që nuk ju çmojnë”. Ky ishte mesazhi me mjaft nënkuptime i Wanda Nara, e cila iu përgjigj me “emoji”, një zemër e thyer, apelit të një tifozi, që kërkoi të mbetet në “San Siro” ish-kapiteni i Interit.

Wanda dhe Icardi duken të gatshëm për të lënë takim me Marotta dhe Zhang për rinovimin, por përflitet se kusht është rikthimi i shiritit të kapitenit, ndërkohë që sulmuesi duhet të qëndrojnë jashtë ekipit edhe në ndeshjen e radhës, Fiorentina-Inter. Çështja duket e ndërlikuar, gjithsesi…

Related posts

ÇIFTI PERFEKT/ Nicklas Bendtner e gjen frymëzimin tek e fejuara BOMBASTIKE (FOTO)

Isa.Autor

“U NISA NË ITALI ME 180 EURO NË XHEP…”/ Ish e dashura e Borielos nuk i mban dot lotët kur flet për të shkuarën

Delo.autor

Emily Ratajkowski “çmend” fansat në rrjetet sociale

Sadik.Autor

Leave a Comment