Të tjera

Daniel Cormier zbulon datën e tërheqjes: Do të dueloj deri sa të jem 40 vjeç

Sportisti amerikan i arteve marciale mikse Daniel Cormier, kampion bote në UFC në peshën “light heavyweight”, ka deklaruar sot se ka ndërmend të duelojë sërish në kafaz deri në moshën 40-vjeçare. Çka do të thotë se 39-vjeçari do të duelojë të paktën edhe një vit.

Të dielën ai mbrojti titullin kampion bote të peshës së tij, pas fitores “KO teknik” në raundin e dytë ndaj Volkan Oezdemir në UFC 220, event që u zhvillua në Boston, duke korrur suksesin e 20-të në kafaz, ku ka edhe 1 humbje dhe 1 ndeshje pa rezultat.

Në këtë event, ai vërtetoi se është një kampion i peshës së tij dhe se Jon Jones është i mirëpritur në kafaz edhe për një vit para se të tërhiqet. “Marsi vjen shpejt, do të mbush 39 vjeç dhe që nga ajo ditë do të kem edhe 12 muaj në dispozicion për të dueluar sërish.

Pasi të mbush 40 vjeç, nuk do të ngjitem më në kafaz, nuk kam ndërmend të kthehem pas, për mua do të jetë fundi i karrierës pas një viti”, u shpreh Daniel Cormier, që shtoi se pas 10 vitesh në artet marciale mikse është koha për t’u tërhequr, ndoshta me titullin kampion në brez.

Related posts

E TRISHTË/ Tragjedi në garat me motorë, piloti ndërron jetë si pasojë e goditjes nga shokët e tij

Delo.autor

PAMJE TË FRIKSHME/ Godet me TULLË në kokë rivalin, ndërpritet ndeshja pasi gjendet i….(VIDEO)

Isa.Autor

“TOKIO 2020″/ Alarm në Lojërat Olimpike, shkon në 91 numri i të infektuarve me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment