Futboll Sport

TRADHËTON ARGJENTINËN/ Maradona zgjedh ekipin e tij më të mirë

Një shigjetë indirekte në adresë të atyre që ishin kampionët e përfaqësueses së tij, ose provokimi i radhës jashtë skemave me të cilat është mësuar. Diego Armando Maradona është shfaqur entuziast për kualifikimin e skuadrës së tij, Dorados, në të tetat e finales të Kupës së Meksikës, pas barazimit 1-1 kundër Queretaro.

Ish-Pibe de Oro, në përfundim të ndeshjes së kthimit të Kupës së Meksikës, foli për skuadrën e tij aktuale, duke u shprehur i kënaqur për qëndrueshmërinë e futbollistëve të tij.

“Kam një grup të mrekullueshëm, që japin gjithçka në fushë dhe mund të them se kam skuadrën më të mirë që nga koha që kam nisur të bëj trajnerin, përfshirë edhe kombëtaren”.

Ish-numri 10 dhe kapiteni i Napolit pat drejtuar përfaqësuesen e Argjentinës mes vitit 2008 dhe 2010, duke patur në varësi të tij kampionë të famshëm të bardhekaltërve, mes të cilëve edhe kandidatin për më të mirin e të gjitha kohërave, Lionel Messi, shoqëruar nga Di Maria, Mascherano, Higuain, Aguero & Co.

 

Related posts

E FUNDIT/ Kaosi në supersfidën Brazil-Argjentinë, merret vendimi final mbi fatin e ndeshjes

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Surprizë, Manchester United merr trajnerin e Sampdoria!

Sadik.Autor

Arsenal dhe Tottenham në garë për talentin brazilian

Q.Autor

Leave a Comment