Sport Të tjera

BOTËRORI I PESHËNGRITJES/ Shqipëria e mbyll në këtë mënyrë…

Shqipëria mbylli Kampionati Botëror të Peshëngritjes që po zhvillohet në Pattaya të Tajlandës me sportistin Krenar Shoraj, i cili mori pjesë në peshën deri në 91 kg në baterinë B.

Në stilin e shtytjes, Shoraj e filloi me 153 dhe më pas shkoi në 156 kg si peshën më të madhe që ngriti, pasi në tentativën e tretë e çoi peshën në 161, por nuk ja doli ta ngre duke u renditur kështu në vendin e shtatë.

Ndërkohë në stilin e shtytjes peshëngritësi kuqezi e filloi me 192 kg dhe arriti deri në 198 kg që ishte dhe pesha më e lartë që ngriti duke mos tentuar më në provën e tretë.

Me këtë peshë maksimale ai u rendit në vendin e katërt në stilin e shtytjes, duke mbyllur objektin që kishte edhe ai për të arritur një rezultat dy garëshi edhe pse zona e medaljeve ishte disi larg.

Shqipëria e mbyll në këtë mënyrë Kampionatin Botëror të Tajlandës, duke regjistruar si rezultatin më të mirë, medaljen e bronztë të Briken Caljes.

Related posts

Inter, “Suning” zgjedh vazhdimësinë. Ja çfarë ndodh me Spallettin…

Sadik.Autor

Goga Basket mposht Studentin dhe shkon në finale, duel me Tiranën për Kupën

Q.Autor

Kukësi “blindon” mbrojtjen/ Zguro dhe Kotobelli alternativat për krahun e majtë

Sadik.Autor

Leave a Comment