Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Milani merr edhe dy drejtues falë Gazidis, ja emrat

Milani njoftoi sot se Casper Stylsvig si Zyrtarin Kryesor të të Ardhurave (CRO) dhe James Murray si Shefin e Shtabit të CEO. Të dy ata do të fillojnë zyrtarisht detyrat e tyre më 1 mars 2019.

Casper Stylsvig bashkohet me Milanin pasi më parë ka mbajtur poste të ndryshme tek Fulam, Manchester United dhe Barcelona. Emërimi i Casper është në përputhje me synimin strategjik të Drejtorit Ekzekutiv për të drejtuar shitjet dhe për të rritur të ardhurat në të gjitha divizionet komerciale të Milanit.

James Murray bashkohet me Milanin pas një karriere 5-vjeçare si Shef i Strategjisë së Biznesit te Arsenal dhe, më parë, në Accenture. James do të ndihmojë për të zhvilluar dhe drejtuar të gjitha objektivat strategjike të klubit ndërsa lëviz në një epokë të re.

Të dy, James dhe Casper do të raportojnë drejtpërdrejt tek CEO i Milanit, Ivan Gazidis, duke forcuar ekipin aktual të menaxherëve.

Ivan Gazidis, Drejtori Ekzekutiv i Milanit deklaroi: “Në emër të Bordit dhe gjithë komunitetit të AC Milan, unë e mirëpres James dhe Casper në klub, të dy janë liderë të shquar me shkathtësi të nivelit të lartë dhe njohuri të thellë për mjedisin e futbollit. Bashkë me ekipi ekzistues, ata do të ndihmojnë në përparimin e klubit, me përsosmërinë dhe pasionin që meriton ky klub i madh”.

Related posts

Allegri optimist për shortin/ Marotta: RONALDO është më i mirë se MODRIC

Isa.Autor

Tirana “nuk kënaqet” me merkaton, mungon vetëm firma e lojtarit të Vllaznisë

Isa.Autor

LËSHON DEKLARATËN E BUJSHME MBI “EURO 2020″/ Ylli Immobile: Do të isha gati të firmosja që tani…

Delo.autor

Leave a Comment