Futboll Seria A Sport

JO VETËM ZIDANE TEK JUVENTUSI/ Ja emrat e pasardhësve të mundshëm të Allegrit (FOTO)

Asgjë nuk vendoset para prillit, kur Massimiliano Allegri, Andrea Agnelli dhe Fabio Paratici do të takohen për të vendosur të ardhmen. Juventusi drejtohet nga trajneri aktual që prej 15 korrikut 2014, por disfata e mundshme në Champions, me sinjalet që erdhën shpejt, në “Wanda Metropolitano”, me atë humbje 2-0 ndaj Atletico Madridit, e ka hapur debatin në këtë drejtim.

Bardhezinjtë mund të mos e kenë nevojën për të vijuar gjatë me Allegrin, ose ky i fundit vendos të emigrojë diku tjetër. Trajneri livornez ka një detyrë të vështirë përpara: të përmbysë Atletico Madrid dhe të kualifikohet në çerekfinale të Champions-it. Nëse kjo nuk ndodh, gjërat bëhen të qarta. Allegri ikën në fund të sezonit. Për të, suksesi në Ligën e Kampionëve është “kuti” matës.

Emrat e pasuesit, megjithatë, do të kufizoheshin në një rreth të nivelit të lartë, në përputhje me pretendimet dhe cilësinë e një klubi që, në këtë moment, është mes katër, ose pesë më të mirëve në Europë. Kështu shkruan sot torinezja “Tuttosport”, e cila e shtjellon më tej idenë e vet.

ZIDANE

Zinedine Zidane është një opsion që vjen vetvetvtiu, nga një miqësi 20-vjeçare midis francezit dhe Andrea Agnelli. “Zizou” nuk e ka ndërprerë kurrë dashurinë për Torinon, ndihet i lidhur me klubin bardhezi, ka një marrëdhënie të veçantë me Cristiano Ronaldon. Tri arsye mjaft të mira për ta trajnuar Juventusin, pasi ka luajtur e shkëlqyer me të edhe si futbollist.

Guardiola 

Guardiola është një hipotezë e çmendur, të paktën ashtu siç ishte Cristiano Ronaldo një vit më parë. Ndryshimet radikale teknike te bardhezinjtë do të përbënin një hov total në raport me të kaluarën e afërt taktike. Guardiola mund ta bëjë më së miri këtë gjë, por duket e vështirë të largohet nga “Etihad”. Agnelli e ka në listë, megjithatë, sepse ka në plan ta dërgojë klubin në krye të botës.

KLOPP

 Klopp është ndoshta emri më pak i mundshëm, për shkak të një marrëdhënie shumë të fortë që e lidh atë me Liverpool. Nëse fiton titullin në Premier League, çka mungon tash 20 vite në “Anfield”, zor se Juventusi mund t’i afrohet trajnerit gjerman.

DESCHAMPS 

Për Deschamps do të ishte një rikthim. Ai ka qenë trajner i Juventusit në vitin e vështirë, kur luajti në Serie B. Një përvojë e rëndësishme për të ardhmen e tij. Pavarësisht se drejton Francën, Deschamps duket i joshur nga ideja për t’u ulur në këtë stol, për të konkurruar në nivelin më të lartë, pasi i ka drejtuar bardhezinjtë në momentin e tyre më të vështirë dhe dramatik.

Related posts

LIVE/ Ventspils-Teuta, Shkëmbi kryen zëvendësimin e parë. Hedh në fushë…

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Ja si Zidane “largoi” Hakimin! Conte i telefonoi personalisht

Delo.autor

“E ARDHMJA…”/ Totti: Ky president po më çmend, më telefonon çdo ditë

F.autor

Leave a Comment