Futboll Sport

ZV. PRESIDENTI I INTERIT/ Javier Zanneti: Ndeshja e kthimit në “San Siro” është një…

Inter do të përballet me Eintracht Frankfurt për fazën e 16 më të mirave në Europa League, ndeshja e parë do të zhvillohet më 7 mars në Gjermani, ndërsa ndeshja e kthimit me 14 mars në “San Siro”, tri ditë para se Inter të përballet me Milanin në Serie A.

Në lidhje me shortin dhe çështjen Icardi u ndal të flasë zëvendës presidenti, Javier Zanneti, i cili tha:

Gjermanët nuk janë të lehtë për t’u mundur. A jemi ne favoritë? Interi gjithmonë duhet të mendojë se mund të shkojë gjithmonë në fund të çdo kometicioni. Ka kushte për të bërë mirë. Ndeshja e kthimit në shtëpi në 3 ditë nga derbi është një avantazh i bukur.

Icardi? Më vjen keq për situatën që ka lindur. Të gjithë janë të rëndësishëm, por askush nuk vjen përpara skuadrës. Kur ka probleme në dhomën e zhveshjes, duhet të zgjidhen brenda. Por kur ekziston vullneti i mirë për të gjithë, situata të tilla mund t’ju bëjnë gjithashtu më të fortë dhe më të bashkuar si grup. Mauro do të jetë kapiten përsëri? Vendimi i klubit është i thelluar dhe studiuar, nuk u mor me lehtësi.

Unë nuk kam biseduar me Mauro-n ende… Unë mendoj se duhet kohë për të kuptuar të gjitha ndjenjat nga të gjithë, së pari duhet të qartësohet me grupin, atëherë unë nuk do kem asnjë problem ta takoj, gjithmonë në të mirë të Interit”, tha Zanetti.

Related posts

MBYLLI AVENTURËN NË KAMPIONATIN NORVEGJEZ/ Pritet të bëjë vizitat mjeksore, një tjetër shqiptar kalon në Superligën turke

Delo.autor

Akuza për riciklimin e parave të mafias, Gatuzo ngre supet

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Kastrioti nuk ndalet, akord me ish-mesfushorin brazilian të Kamzës…

Delo.autor

Leave a Comment